Emisari i BE nis takimet me Osmanin dhe Kurtin në Kosovë

albnews
By
0 Min Read

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani.

Takimi midis Osmanit dhe Sorensenit ka filluar disa minuta para orës 10:00. Kjo është vizita e parë zyrtare e Sorensenit në Kosovë që kur ka marrë detyrën.

Në këto momente, Sorensen është duke zhvilluar takimin në selinë e Qeverisë me kryeministrin Albin Kurtin.

Share This Article