Erdogan: Kombëtarja e Shqipërisë nuk është një rival i zakonshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll nuk është një rival i zakonshëm, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan vizitoi futbollistët e kombëtares turke pasi siguruan kualifikimin në Kampionatin Evropian pas ndeshjes me Islandën, në kuadër të Grupit H në Stamboll që përfundoi pa gola.

“Fituam mundësinë për të shkuar në këtë kampionat pas një pauze të gjatë. Shpresoj të shkojmë si vendi i parë në grup”, tha presidenti turk në një prononcim pasi uroi lojtarët turq.

“Tani kemi ndeshjen me Andorrën, por krahas kësaj ndeshjeje, rivali i ardhshëm i Francës, Shqipëria, nuk është një rival i zakonshëm dhe Shqipëria do ta zhvillojë ndeshjen në stadiumin e ri”, shtoi Erdogan./ATSH/

Share This Article