Erion Veliaj kundër Ramës, ndryshon kryetaren e bashkisë

albnews
By
1 Min Read

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një shkrese të firmosur nga paraburgimi i Durrësit ka shfuqizuar vendimin për delegimin e detyrave të kryebashkiakut tek nënkryetarja Anuela Ristani.

A2 CNN ka siguruar dokumentin me firmën e Veliajt, i cili urdhëron që këtë detyrë për të drejtuar bashkinë më të madhe në vend ta marrë nënkryetarja tjetër Sara Goxhaj.

Ky vendim tashmë ka hyrë në fuqi nga dita e djeshme e do të jetë në fuqi deri në një urdhër të dytë.

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj është arrestuar në bazë të një hetimi të SPAK, nën akuzën e korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Share This Article