Chelsea e ka shënuar fitoren e dytë këtë sezon në Ligën e Kampionëve. Ekipi anglez e ka mposhtur Malmon me rezultat 4:0, në ndeshjen e Grupit H, e cila u zhvillua në Londër. Për epërsinë e Chelseat shënoi Andreas Christensen në minutën e 12-të.
Për 2:0 realizoi Jorginho nga penalltia. Në zonë u pengua Romelu Lukaku. Golin e tretë për ekipin e anglez e shënoi Kai Havertz në fillim të pjesës së dytë. Për 4:0, shënoi Jorginho dhe sërish nga penalltia. Për reprezentuesin e Italisë ishte goli i dytë në këtë ndeshje. Me gjashtë pikë, Chelsea renditet në vendin e dytë. Derisa Malmo është e fundit pa pikë.
Ndërkohë Juventusi fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Zenitit. Dejan Kulushevski (86′) realizoi golin e fitores.