UK
Flet serbi i dyshuar për vrasje për vrasjen e gazetarës britanike
Njëzet vjet më parë, gazetarja e famshme britanike Jill Dando u vra. Rasti nuk ishte përfunduar dhe një nga teoritë ishte se ajo u vra me urdhër të kriminelit Zhelko Razhnatoviq Arkan.
Tani, për herë të parë, një serb, i cili dyshohet nga policia britanike si vrasëse e saj, dha një intervistë për “Daily Mail”.
Gazeta britanike nuk e publikoi emrin e tij, por ai pranoi një intervistë vetëm nën pseudonimin “Milan Mitroviq”.
“Mitroviq” është tani rreth 60-vjeç dhe është lindur në Angli. Ai e pranoi se e di se si të përdorin armët e zjarrit dhe, më e rëndësishmja, ka konfirmuar se ai ishte marrë në pyetje nga detektivët e Scotland Yard, nën dyshimin se vrau Jill Dando prezantuese e BBC-së më 26 prill 1999”, shkruan “Daily Mail”.
Ai kaloi shumicën e jetës në krimin e organizuar, katër herë ishte në burg dhe kreu vjedhjen e parë kur ishte 17-vjeç.
Sipas “Daily Mail”, ai është i vetmi serb ende i gjallë, emri i të cilit ishte në hetimin e vrasjes së gazetares. Si i tillë, ai është personifikimi i një prej teorive më të vazhdueshme konspirative në lidhje me vrasjen – dhe se vdekja e Jill Dando ishte një akt i hakmarrjes për përfshirjen e Britanisë në bombardimin e Jugosllavisë.
Tregimi për një “lidhje serbe” të mundshme përfshinte MI5 dhe MI6 në “Operacionin Oxboro” – emri i koduar i policisë për hetimin e vrasjes së Dando.
Midis 1400 emrave të të dyshuarve të mundshëm, të mbledhur nga burime të ndryshme, rreth njëzet prej tyre ishin me origjinë jugosllave. Këto vlerësime janë bërë nga Departamenti i Veçantë dhe Shërbimet e Sigurisë në emër të divizionit të vrasjes në Scotland Yard.
Detektivët madje intervistuan një njeri që pretendonte të ishte pjesë e organizatës së “Dorës së Zezë”, që thuhet se ishte pas komplotit për vrasjen e princit të kurorës austro-hungareze Franco Ferdinand.
Pse serbët dëshiruan vdekjen e Dando? Përgjigjja për këtë është se më 6 prill 1999, Dando kishte folur në BBC1 për situatën në Kosovë dhe kërkoi ndihmë për refugjatët shqiptarë që po përndiqeshin nga regjimi kriminal i Sllobodan Millosheviqit.
Herët në mëngjesin e 24 prillit, NATO goditi ndërtesën e RTS, televizionit publik që ishte në shërbim të politikës së ndyrë të regjimit serb, ndërsa dy ditë më vonë Dando u vra në prag të shtëpisë së saj në Fulham në Londër.
“Daily Mail” më 28 prill 1999 shkroi se “Jill ishte vrarë nga një mercenar i paguar serb?”
Më vonë gjatë asaj jave u publikua se dy javë para vrasjes, Jill kishte marrë kërcënime nga një “burim serb”, i cili i kishte thënë asaj të mos kërkojë më ndihmë për Kosovën, transmeton KosovaPress.
Mitroviq ishte bir i serbëve që ishin pjesë e regjimit mbretëror që kishin ikur në Angli, kur komunistët morën kontrollin mbi Jugosllavinë. Ai është i lindur në Angli, por flet rrjedhshëm gjuhën serbe.
Në luftën e Bosnjës luftoi në anën e serbëve dhe shfrytëzoi gjasat për t’u marrë me biznes.
Mitroviq pranon se kishte njohur Arkanin, në një bar në Beograd. Pavarësisht krimeve të shumta të dokumentuara të Arkanit, “Daily Mail” shkruan se Mitroviq kishte insistuar se Arkan “ishte njeri i ndershëm”.
“Nuk e kam vrarë gazetaren. Pas atij takimi, nuk e kam parë në Arkanin”, pohon Mitroviq, duke shtuar se Arkan nuk e kishte urdhëruar të vrasë Dando.
UK
Kalimet vjetore të migrantëve përmes Kanalit, më të lartat që nga viti 2022
Një total prej 41,472 emigrantësh kaluan Kanalin me varka të vogla në vitin 2025 – pothuajse 5,000 më shumë se një vit më parë.
Shifrat e Ministrisë së Brendshme treguan një rritje prej 13% në totalin prej 36,566 në vitin 2024.
Ishte numri më i lartë që nga viti 2022, kur kaluan kufirin gati 46,000 migrantë.
Qeveria thotë se ka larguar tashmë 50,000 njerëz që ishin në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht dhe po punon më ngushtë me qeverinë franceze.
Pati 28 ditë pa asnjë kalim nga 15 nëntori deri më 12 dhjetor, të cilat disa vëzhgues ia atribuan erërave të forta në Kanal.
Shifrat nga Ministria e Brendshme treguan se 737 persona mbërritën më 13 dhjetor dhe më shumë se 600 të tjerë në katër ditët në vijim.
Një total prej 803 personash mbërritën në 13 anije më 21 dhjetor, një rekord për një ditë të vetme në dhjetor.
Mbërritjet e fundit të vitit 2025 ishin më 22 dhjetor, kur 17 persona u sollën në breg në Dover.

Në nëntor, Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood njoftoi reforma të mëdha për procesin e azilit, duke e përshkruar sistemin aktual si “jashtë kontrollit dhe të padrejtë”.
Ndryshimet përfshijnë viza për jashtë shtetit që kërkojnë kualifikime më të larta, emigrantët do të duhet të presin më gjatë për t’u lejuar qëndrimi, studentët e huaj do të lejohen të qëndrojnë vetëm për 18 muaj pas diplomimit dhe disa emigrantë përballen me një pritje 20-vjeçare përpara se të lejohen të vendosen përgjithmonë.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Numri i kalimeve me varka të vogla është i turpshëm dhe populli britanik meriton më mirë.”
“Kjo qeveri po ndërmerr veprime. Ne kemi larguar pothuajse 50,000 njerëz që ishin këtu ilegalisht dhe marrëveshja jonë historike me francezët do të thotë që ata që mbërrijnë me anije të vogla tani po kthehen mbrapsht.”
UK
Faqet e para të gazetave në UK
‘Horror on the dancefloor’ dhe ‘Traitors twist’; janë titujt e shumë gazetave në Uk










UK
Faqet e para te gazetave në UK
‘Viti i provave’ për Kryeministrin dhe ‘lufta’ me gjyqtarët për Shamima Begum;








-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania6 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK2 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK6 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
