• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 16, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Formisto mbi të pagjeturit në Kosovë: Duhet vullnet nga palët për ta ndarë informacionin

Formisto mbi të pagjeturit në Kosovë: Duhet vullnet nga palët për ta ndarë informacionin

by albnews
7 August, 2020
in Bota
0
3
VIEWS

Mijëra familje në Kosovë presin të mësojnë mbi fatin e të dashurve të tyre. Të pagjeturit janë temë në dialogun e rifilluar Kosovë-Serbi. Mbi pengesat që duhen kapërcyer flet për DW, ekspertja e EULEX-it, Tarja Formisto.

Deutsche Welle: Prej më se dy dekadash çështja e personave të pagjetur nga lufta e Kosovës është nga më të dhimbshmet e më të debatuarat mes Prishtinës edhe Beogradit. Cila është qasja e EULEX-it në ndihmë për të gjetur një zgjidhje?

Tarja Formisto: Çështja e personave të pagjetur është një nga trashëgimitë më të rënda të konflikteve në ish-Jugosllavi. Kosova për fat të keq nuk bën përjashtim dhe ende sot kemi më shumë se 1640 persona të pagjetur nga të gjitha komunitetet. Që nga fillimi i mandatit të misionit të BE për Rendin dhe Ligjin, EULEX, në vitin 2008,  deri më sot ekipi me shumë përvojë i ekspertëve të mjekësisë ligjore ka kryer 653 operacione në terren për të lokalizuar personat e pagjetur. Kjo rezultoi në identifikimin e 456 individëve, përfshirë 316 persona të pagjetur, dhe u bë e mundur falë bashkëpunimit të mirë me institucionet e Kosovës dhe të Serbisë, po ashtu të institucioneve ndërkombëtare, si Komiteti i Kryqit të Kuq dhe Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Humbur. Jam krenare për punën e ekipit tim dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën për të gjetur fatin e këtyre personave të humbur dhe siguruar përgjigjet që duan familjet dhe të dashurit e tyre.

Autoritetet e Kosovës akuzojnë prej kohësh ato të Beogradit, se nuk informojnë hapur për çështjen e personave të pagjetur, pasi trupat janë në varreza masive në Serbi. Serbia nuk e pranon këtë. Çfarë mund të bëhet që të ecet përpara këtu?

Për të bërë më shumë progres për përcaktimin e fatit të të humburve, nevojitet vullneti nga të dyja palët për ta ndarë informacionin, për të ecur përpara dhe zgjidhur rastet, pavarësisht vështirësive. EULEX është këtu për të ndihmuar, por drejtësia tranzicionale (koncepti përdoret për vendet e sapo dala nga konfliktet. shën. red.) është një proces, që duhet ta respektojnë të dyja palët, që duhet të angazhojë të gjitha nivelet, me vullnet për të bashkëpunuar dhe ndarë informacionin që familjet e personave të pagjetur të marrin përgjigjet që dëshpërimisht u nevojiten. Autoritetet e Kosovës dhe të Serbisë do duhet të bëjnë më shumë përpjekje për këtë çështje kaq komplekse dhe të kenë më shumë vullnet për të ndarë informacionin. Ne jemi më shumë se të lumtur të vazhdojmë të mbështesim këto përpjekje në terren.

Ekspertët tuaj punojnë edhe me Beogradin, cili është mendimi juaj, për akuzat e palës kosovare lidhur me mbajtjen e informacioneve nga autoritetet e Beogradit?

Bashkëpunimi ynë si me autoritetet në Kosovë edhe në Serbi është i mirë. Edhe njëherë, institucionet e të dyja palëve duhet të bëjnë më shumë përpjekje për të zgjidhur këtë çështje komplekse dhe të kenë më shumë vullnet për të ndarë informacionin. Të gjithë do të përfitonin nga më shumë transparencë për personat e pagjetur. Nëse nuk e ofron informacionin që ndoshta ke mbi fatin e të humburve, as nuk do të marrësh ndonjë informacion. Një shembull konkret i bashkëpunimit tonë me autoritetet serbe është puna në ekip në një truall të madh gurorejenë Kizhevak. Në fakt ky është një vend, ku përdorimi i pamjeve nga ajri po përdoret me shpresën për të ndihmuar të lokalizohen mbetjet mortore të personave të zhdukur. Sa të na e lejojë pandemia për të vazhduar punën sërish, do të vazhdohet me punën në Kizhevak, ku mendohet të gjenden mbetjet sipas pamjeve nga ajri.

Po sa realiste janë në tërësi shanset për t’i gjetur ata më shumë se 20 vjet pas lufte?

Më shumë se 20 vjet janë vërtet një kohë e gjatë për një prind, një partner apo një të afërm të mos e dijë të vërtetën. Për fat të keq kjo ndodh shpesh. Ky është rasti edhe në Bosnje-Hercegovinë, ku familjet e më shumë se 6.500 personave të humbur presin ende për përgjigje, si në Kosovë. Të kërkosh për të humburit pas një konflikti të armatosur është një proces i dhimbshëm, i komplikuar dhe që kërkon kohë. Për të lokalizuar dhe identifikuar më shumë raste ne kemi nevojë për informacion të besueshëm. Shpresojmë që së shpejti, sa të përmirësohet situata e pandemisë, të vazhdojmë punën tonë për ekzumimet. Megjithë rrethanat e vështira, ne ia dolëm mbanë këtë pranverë të asistojmë partnerët tanë në Kosovë në ekzumimin me sukses të mbetjeve mortore të një personi të humbur në perëndim të Kosovës.

A e keni bërë identifikimin e personit dhe njoftuar familjen?

Ky proces  i verifikimit specifik është në fazat e hershme tani, prandaj nuk është dërguar ende një provë e ADN-së. Për të pasur përkimet e ADN-së (DNA-match) duhen zakonisht 3-6 muaj.

Ku i shihni ju arsyet, pse nuk gjenden trupat e më shumë se 1640 të tjerëve?

Ka disa arsye, pse numri i personave të pagjetur qëndron mbi 1640 vetë. Së pari ka mungesë të një informacioni të ri dhe të besueshëm në lokalizimin e varreve. Koha kalon dhe gjithnjë e më shumë informacione humbin, edhe sepse njerëzit shpesh nuk i kujtojnë më me saktësi ngjarjet. Përveç kësaj, ka raste, kur njerëzit nuk duan të ofrojnë informacion për shkaqe frike ose sigurie të tyre. Ekipi i misionit tonë, së bashku me kolegët tanë në Kosovë mund të ekzaminojë vendet, vetëm në rast të informacionit të besueshëm për vendin e saktë të tyre. Një tjetër çështje e rëndësishme është se jo të gjitha familjet e personave të pagjetur kanë dhënë provat e gjakut për analizën e ADN-së. Për të pasur sukses në identifikimin e personave, kemi nevojë për provat e gjakut. Por këto sfida nuk na dekurajojnë, as ne si ekip i EULEX-it dhe as kolegët tanë lokalë.

EULEX ka punuar edhe me autoritetet serbe për të identifikuar varreza masive. Ku mund të jenë këto varresa masive?

Në total janë 1640 vetë që llogariten si persona ende të pagjetur në Kosovë. Disa prej tyre mund të jenë në varreza masive, por disa mund të jenë në varre të vogla, të fshehta, ose madje edhe në varrezat normale në hapësira të ndryshme. Afër 50% e personave të identifikuar si të pagjetur janë ekzumuar nga varrezat normale. Siç e thashë ne kemi identifikuar 316 persona, përveç kësaj 300 mbetje mortore janë morgun e Prishtunës dhe ne po ndihmojmë autoritetet e Kosovës në këtë çështje.

Flitet edhe për trupa të djegur të shqiptarëve në Trepçe apo Bor. Keni ju informacione për këtë?

Nëse ka ndonjë informacion të besueshëm lidhur me këtë, policia dhe prokuroria duhet të hetojnë më tej. Puna jonë e mjekësisë ligjore kryhet nën varësinë e Prokurorisë së Specializuar të Kosovës.

Si vepron ekipi juaj konkretisht për të identifikuar trupat e të pagjeturve?

Gjithçka fillon me informacionin e besueshëm për një zonë të caktuar. Pastaj ne verifikojmë zonën duke iu referuar listës së personave të humbur të kësaj zone dhe informacioneve të tjera që mund të na çojnë në lokalizimin e varrit. Kur është e mundur përdorim edhe pamje nga ajri apo satelitore, që mund të na tregojnë ndryshime në peizazh. Pas identifikimit të lokalitetit, ne vazhdojmë punën në terren që mund të çojë në ekzumimin dhe zbulimin e mbetjeve mortore. Pas gjetjes, kryhet autopsia dhe merren prova të kockave për testin e profilit të ADN-së. Në rastet, kur të afërmit e kanë dhënë një provë të gjakut, dhe ka një vlerësim pozitiv përkues të ADN-së, atëherë procesi i identifikimit përfundon. Pastaj familjet informohen për identifikimin dhe atyre u dorëzohen mbetjet mortore.

Sa kohë merr i gjithë ky proces?

Siç e thashë procesi është kompleks dhe kërkon shumë kohë. Identifikimi i një personi mund të kërkojë nga disa muaj deri me vite. Problemi kryesor që kemi është si të veprojmë me varret e fshehura. Në kohën që nisi konflikti në Kosovë, ishte e ditur, që varrezat masive ishin të dukshme nga ajri. Kështu që autorët e krimeve i fshehën trupat në varre më të vogla, të fshehta, madje edhe në varrezat normale, për ta bërë më të vështirë kërkimin e personave. Problem tjetër i madh është se jo të gjithë të afërmit kanë dhënë provat e gjakut. Por kjo është vendimtare për të procesin. Përveç kësaj disa persona të pagjetur janë të moshuar, pa anëtarë familjeje që mund të jepnin gjak. Por ka edhe familje që refuzojnë të japin gjak. Në raste të tjera personat që ne identifikojmë ka gjasë të mos jenë deklaruar si të pagjetur. Nganjëherë personat janë luftëtarë të huaj dhe nuk ka prova gjaku për t’i identifikuar.

Për pajtimin mes shqiptarëve dhe serbëve çështja e pazgjidhur e të pagjeturve është një pengesë mjaft serioze. Edhe sa kohë mendoni se kjo do të mbesë si një plagë e hapur?

Çështja e personave të pagjetur është çështje e të drejtave të njeriut. Është fjala për të drejtën e familjarëve të dinë, se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre. Kjo çështje nuk duhet politizuar ose të jetë pjesë e axhendave politike. Vazhdimi i punës për fatin e të pagjeturve do të mbështesë pajtimin në rajon. Pa e adresuar këtë, pajtimi do të jetë i vështirë e nuk do të mund të ketë një paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.

Dr. Tarja Formisto, zëvendësdrejtoreshë e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, është eksperte e EULEX-it që nga themelimi i misionit në vitin 2008. Ajo ka një përvojë më shumë se 30-vjeçare në procesin e identifikimit të personave të humbur. Zonja Formisto ka punuar në Bosnje-Hercegovinë dhe ka qenë pjesë e ekipit të ekspertëve në prosesin e ekzumimit dhe identifikimit të ushtarëve finlandezë të Luftës së Dytë Botërore në Bashkimin e dikurshëm Sovjetik.

Previous Post

Liban, arrestohen 16 punonjës të Portit të Bejrutit

Next Post

Rikthehet Liga e Kampioneve/ Çfarë pritet këtë fundjavë

albnews

albnews

Related Posts

Lufta në Ukrainë, shefi i NATO-s flet nga Tirana: ‘Topi’ në fushën e Putinit! Vlerësoj rolin e Trump në zhbllokimin e situatës
Albania

Lufta në Ukrainë, shefi i NATO-s flet nga Tirana: ‘Topi’ në fushën e Putinit! Vlerësoj rolin e Trump në zhbllokimin e situatës

16 May, 2025
EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë
Albania

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë

15 May, 2025
Rënia e Joe Biden dhe si kamuflua nga ajo nga ekipi i tij, libri i dy autorëve amerikan që zbulon prapaskenat
Bota

Rënia e Joe Biden dhe si kamuflua nga ajo nga ekipi i tij, libri i dy autorëve amerikan që zbulon prapaskenat

15 May, 2025
Next Post
Rikthehet Liga e Kampioneve/ Çfarë pritet këtë fundjavë

Rikthehet Liga e Kampioneve/ Çfarë pritet këtë fundjavë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Osmani bën thirrje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë: Zhvillimet gjeopolitike janë të shpejta dhe globi nuk na pret

Osmani shpërthen ndaj BE-së në Tiranë: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

16 May, 2025
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM