Formula 1/ Surprizë në provat e lira në Silverstone

 173 total views,  1 views today

Lance Stroll merr skenën në sesionin e dytë të provave të lira të Çmimit të Madh të Britanisë në Formula 1.

Në Silverstone këtë të premte piloti kanadez regjistroi kohën më të shpejtë, 1 minutë 27 sekonda e 274 të mijtat

I dyti u rendit Red Bulli i Albon me vetëm 90 të mijtat e sekondës më i ngadaltë se makina Racing Point e Stroll, ndërsa i treti me 2 të dhjetat e sekondës më i ngadaltë u pozicionua Valteri Bottas.

I 4-ti u rendit piloti i Ferrarit Charles Leclerc, ndërsa ishte një ditë për t’u harruar për Sebastian Vettel, i cili pati probleme me makinën e tij si paradite ashtu edhe pasdite, duke mos regjistruar dot një xhiro të shpejtë.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •