Franca thotë se do të tërheqë ambasadorët e saj nga SHBA-ja dhe Australia

albnews
By
1 Min Read

Franca ka thënë se do të tërheqë ambasadorët e saj nga SHBA-ja dhe Australia.

Sipas BBC’së , ministria e Jashtme tha se “vendimi i jashtëzakonshëm”, u justifikuar nga serioziteti i paktit.

Si pjesë e marrëveshjes së njohur si Aukus, Australisë do t’i jepet teknologjia për të ndërtuar nëndetëse me energji bërthamore.

Marrëveshja, e bërë e ditur të mërkurën, shkatërroi një marrëveshje shumë miliardë-dollarëshe që Franca kishte nënshkruar me Australinë.Reklamë

Ministri i Jashtëm francez e kishte përshkruar më herët paktin si një “thike pas shpine”.

Share This Article