Futja në NATO, Gjermania “frenon” Ukrainën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Që nga 24 shkurti 2022, Ukraina është përpjekur t’i bashkohet të gjitha organizatave ndërkombëtare për të forcuar sigurinë e saj pas pushtimit rus. Pas 16 muajsh konflikt të armatosur me Rusinë, Ukraina nuk është ende anëtare e NATO-s apo e Bashkimit Evropian (BE).

Megjithatë, pavarësisht se ka një mbështetje të madhe ndërkombëtare në luftën kundër Rusisë, Ukraina ka marrë vetëm premtime për integrimin në Aleancën Atlantike. Pak ditë më parë, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, iu përgjigj me një “JO” të fuqishme pyetjes së një gazetari nëse do ta bënte më të lehtë anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Disa vende të tjera, si Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë shprehur kohët e fundit synimin e tyre për të vendosur hyrjen e Ukrainës në NATO në tavolinë në Lituani në afat të shkurtër, pjesërisht si rezultat i vizitave të fundit të Zelenskit në të dy këto vende. Kjo situatë, siç shpjeguan për gazetën “The Telegraph” burime nga aleanca, bie ndesh me idenë e Gjermanisë në këtë drejtim, pasi prioriteti i saj do të jetë fokusimi në garancitë e sigurisë për shkak të klimës së paqëndrueshme gjeopolitike të shkaktuar nga lufta.

“Berlini është larg perspektivës së ofrimit të anëtarësimit të menjëhershëm për Ukrainën. Kjo do një proces të caktuar dhe kohë”, thotë burimi i NATO-s, që do të thotë se sot Gjermania nuk dëshiron që Ukraina të anëtarësohet në NATO në një kohë të shkurtër.

“Frika” nga Neni 5 i NATO-s

Pozicioni gjerman mund të duket befasues, por arsyeja e këtij vendimi qëndron në frikën se Neni 5 i NATO-s do të zbatohet sapo Ukraina të anëtarësohet në NATO. Ky artikull parashikon se “çdo shtet anëtar i sulmuar nga një agresor i jashtëm ka të drejtë të kërkojë ndërhyrjen ushtarake të pjesës tjetër të aleatëve”. Domethënë, kjo do të bënte që NATO të hynte në luftë me Rusinë.

Share This Article