Gati dy herë më shumë teste të regjistruara sesa njerëz të testuar

albnews
By
1 Min Read

Sekretari i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock tha në konferencën e sotme për shtyp se të enjten janë kryer 133,784 teste për Covid-19.

Ky është një rekord i mëtejshëm pas 126.064 testeve të mërkurën, duke e tejkaluar objektivin e vendosur muajin e kaluar për 100,000 teste në ditë.

Sidoqoftë, numri i njerëzve të testuar në të vërtetë ishte pak më shumë se gjysma – me 69.590 njerëz të testuar dje.

Njerëzit shpesh testohen dy herë, ndonjëherë edhe më shumë, për të konfirmuar rezultatet e provës pasi ato nuk janë gjithmonë të besueshme. (BBC)

Share This Article