“Nëse Rama nuk mund t’ju blejë, ai të paktën dëshiron t’ju ofendojë”. Kështu e përcakton sjelljen e kryeministrit me mediat ndërkombërare redaktori politik i Frankfurter Allgemeine Zeiting, Michael Martens. Në një reagim ku mbeshtet redaktorin politik të Der Spiegel, që botoi një artikull të gjatë, ku i bënte një skaner narkoshtetit të drejtuar nga kryeministri që ‘blen’ mbështjetjen ndërkombëtare me para korrupsioni dhe krimi ai thekson vesin e Ramës për të ndërhyrë në media.
Në artikullin e tij gazetari gjerman, Mathieu von Rohr tregonte se Edi Rama pati marrë në telefon gazetarët për tu bëjë presion që të ndryshonin artikullin që “hidhte baltë mbi Shqipërinë”, shkelje që e ka praktikuar edhe më gazetarët e Rai3, Kathimerini, BILD etj.
Në një postim të djeshëm në rrjetin social X gazetari gjerman, von Rohr, ka ripërsëritur edhe njëherë kërcënimet e Ramës duke ripostuar në rrjët edhe linkun e shkrimit.
Menjherë ka reaguar edhe gazetari tjetër i mirënjohur gjerman, Michael Martens, i gazetës së referencës Frankfurter Allgemeine Zeitung, i cili ka mbështetur qëndrimin e kolegut të tij gjerman dhe ka shtuar se ky është një stil i njohur i Edi Ramës, ku kërcënon gazetarë të mos kritikojnë qeverinë e tij dhe mos zbulujonë lidhje e saj me krimin e mafien.
Postimi i gazetarit të DER SPIEGEL:
Lideri shqiptar Edi Rama një i dashur i Evropës pavarësisht korrupsionit në shtëpi
“Kur u përball me DER SPIEGEL, Edi Rama telefonoi vonë një natë dhe u përpoq të ndikojë në raportin tonë”
Reagimi i gazetarit tjetër, Michael Martens:
Ky është një rast tipik i Edi Ramës, siç e kanë përjetuar shumë gazetarë: ai telefonon drejtpërdrejt gazetarët dhe përpiqet t’i mbytë nën një valë kërcënimesh. Nëse ai nuk mund t’ju blejë, ai të paktën dëshiron t’ju ofendojë.
Po si arriti Rama deri këtu?
Edi Rama është munduar me fanatizëm dhe kosto të lartë që ta prezervojë iluzionin e liderit modern e vizionar tek ndërkombëtarët. Aq i madh ka qenë ky mundim sa sot ai nuk arrin ta kuptojë e pranojë se një ditë gjithçka mund t’i shkërrmoqet. Dhe kjo po ndosh së paku mediatikisht.
Historia e turpshme me korruptimin e zyrtarit të FBI, Charles Mcgonigal, që e legenosi në Neë York Times e ëashington Post, shkrimet e mediave gjermane e franceze që flasin për një regjim të korruptuar që bën gjithçka për të siguruar mbështetje ndërkombëtare dhe pastaj investigimi i RAI3, po nxjerrin zbuluar se Edi Rama përdor copa Shqipërie e para shqiptarësh për të ndërtuar një imazh të rremë në perëndim.
“Shqipëria e Edi Ramës, në rënie të lirë drejt oligarkisë dhe autokracisë”, ishte titulli i një shkrimi të së mirënjohurës franceze “Courrier des Balkans”. Për të ardhur tek analiza e një tjetër media prestigjoze po franceze, “Mediapart”, që vinte gishtin pikërisht në plagën që provokon sot paranojën e Edi Ramës. “Si autokrati Edi Rama u bë aleati më i mirë i perëndimorëve”. Dhe nëse ky artikull shihet sot në dritën e asaj që raportoi Der Spiegel, kuptohet lehtë tendenca për ndërhyrje e kryeministrit shqiptar. Tani kuptohet qartë pse raportime si ato të RAI 3, apo mediave gjermane i dhembin kaq shumë Edi Ramës. Jo për përsëritjen e faktetlve që këtu tek ne thuhen e zbulohen thuajse çdo ditë, por nga paranoja se një ditë i gjithë investimi i tij për “liderin global” mund të përfundojë në karikaturën e pavlerë të autokratit banal. Procesi i demontimit të udhëheqësit që e telefonojnë të mëdhenjtë e kësaj bote për t’i marrë mendim, ka nisur dhe, pafuqia për ta ndalur atë, ka sjellë çoroditjen e Edi Ramës dhe tentativat e tij për të ndaluar mediat perendimore të thonë të vërtetat e tyre.