Gentian Zenelaj prek me statusin për Guljelm Radojën: Forca mik i dashur…

albnews
By
1 Min Read

U shkruajt gjatë ditën e djeshmë për aktorin e  njohur të skenës shqiptare, Guljelm Radoja, i cili është në gjendje të vështirë shëndetësore dhe gjendet i shtruar në reanimacionin e spitalit të Durrësit.

Është mësuar se aktori është infektuar me Covid-19 dhe prej disa ditësh gjendja e tij shëndetësore është rënduar.

Teksa ai po përballet me virusin e rrezikshëm, disa prej kolegëve të tij reagojnë me mesazhe në rrjetet sociale, duke i uruar shërim të shpejtë dhe një nga ata është dhe aktori Gentian Zenelaj.

Zenelaj shkruan në postim:

‘Forca Mik i dashur…Forca profesori im energjik. Mos u dorëzo Guljem Radoja.Lutjet tona janë me ty. Shërim sa më të shpejtë’.

Për meritat e tij artistike Guljem Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

https://www.instagram.com/p/CN4gawZFfTM/?utm_source=ig_web_copy_link

Share This Article