Gështenjat e Veriut në rrezik! Kërcënimi nga grerëzat aziatike dhe kanceri i lëkurës së trungjeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në veri të Shqipërisë, pyjet e gështenjës, një pasuri natyrore dhe ekonomike për qindra familje, po përballen me sfida të shumta që vijnë nga ndryshimet klimatike dhe përhapja e sëmundjeve të rrezikshme.

Një nga kërcënimet më serioze është grerëza aziatike e gështenjës, një insekt dëmtues që sipas specialistëve prek deri në 80 për qind të prodhimit vjetor. Për të frenuar përhapjen e saj, prej dy vitesh në laboratorin biologjik në Tropojë po prodhohet insekti natyral kundër grerëzës aziatike, i cili pasi lëshohet në natyrë, jep efektin e plotë pas rreth katër vitesh.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Ushqimit dhe Bujqësisë po mbështet procesin me ekspertizë teknike për zbatimin e kontrollit biologjik në terren. Por kërcënimet nuk mbarojnë me kaq. Gështenja në veri po përballet gjithashtu me kancerin e lëkurës së trungjeve si dhe me bimë kacavirreshe, që mbulojnë dhe dëmtojnë degët e drurëve.

Ekspertët i bëjnë thirrje institucioneve dhe komuniteteve lokale që të bashkëpunojnë për të ruajtur një nga pasuritë më të vlefshme pyjore të Shqipërisë.

Share This Article