Gjashtë muaj, tre hapa dhe dy metoda/ Plani i SHBA-BE për një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës

albnews
By
5 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat serbe i kanë kushtuar një artikull marrëdhënieve tensionuese mes Beogradit dhe Prishtinës dhe lëvizjet e forta që priten nga ndërkombëtarët në vijim.

Në një artikull “Blic” shkruan se qetësimi i situatës së sigurisë në Veri të Kosovës, intensifikimi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ndoshta krijimi i një kornize të re për negociata dhe puna për propozimin franko-gjerman, do të jene hapat më të rëndësishëm që mund të ndjekim në periudhën e ardhshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ato, sipas të gjitha gjasave, do të diktohen në mënyrë të barabartë nga Bashkimi Evropian, që drejton formalisht dialogun, por edhe nga Amerika, e cila muajt e fundit po merret gjithnjë e më intensivisht me këtë çështje. Gjithçka duhet të zgjidhet në gjashtë muajt e ardhshëm, sepse pas kësaj, Amerika për shkak të zgjedhjeve të saj nuk do të ketë kohë të merret me Kosovën. Gjithashtu, kontestohet metoda përfundimtare:

A do të arrihet marrëveshja përfundimtare përmes diplomacisë “shuttle” apo një konference të madhe të ngjashme me atë të Dejtonit më shumë se një çerek shekulli më parë?

Lëvizja e ndërkombëtarëve

Sipas mediave serbe, hapat e ardhshëm, ndoshta jo pikërisht këta, u përshkruan dy ditë më parë nga përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim në Bruksel.

Ata i hapën rrugën nisjes së një plani më të gjerë dhe skeletit të marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilën e kishte paralajmëruar edhe Escobar . Pikërisht me këtë synim erdhi dje në rajon zyrtari amerikan Derek Schole, i ndjekur nga përfaqësuesit special të Gjermanisë dhe Francës, Jens Pletner dhe Emanuel Bone.

SHBA për të disiplinuar BE dhe gjithçka tjetër

“Të gjitha këto takime janë parathënie e ngjarjeve që pasojnë”, thekson Dushan Janjiç për Blic. Ai parashikon se reagimi do të vijë në gjashtë muajt e ardhshëm sepse pas kësaj SHBA-të nuk do të kenë kohë të merren me këtë temë sepse po vjen periudha parazgjedhore.

“Unë besoj se SHBA-të kanë një axhendë dhe shpresoj që ajo të përfshijë disiplinimin e BE-së dhe më pas parandalimin e një konflikti të armatosur. Kur them disiplinimi i BE-së, dua të them që Brukseli duhet të flasë me një zë, që do të thotë se nuk përmendet hyrja e Kosovës në OKB, diçka që nuk do të diskutohet dhe që nuk çon në kompromis”, vëren Janjiç. Dhe cilat hapa do të çojnë në një marrëveshje?

Hapi i parë – siguria

Hapi i parë, vëren Janjiç, është zgjidhja e çështjes së sigurisë në veri të Kosovës. “Lista serbe dhe policia janë jashtë sistemit. Kërkesa e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, që fillimisht të zbatohen hapat e sigurisë, siç është kthimi i serbëve në polici, duhet të hiqet nga lista dhe më pas të vazhdohet me zgjidhjen e çështjeve të tjera”, vëren ai.

Hapi i dytë- plani Gjermanisë dhe Francës

Hapi i dytë, thekson Janjiç, është krijimi i kushteve që të dyja palët të ulen dhe të diskutojnë propozimin i Francës dhe Gjermanisë. “Tani të dyja palët hedhin komente dhe kritika publikisht dhe nuk funksionon kështu. Ata duhet të ulen dhe të bisedojnë”, vëren Janjiç.

Hapi i tretë – Intensifikimi i dialogut

Analisti politik dhe drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Seholi nga Prishtina, thotë për “Blic” se intensifikimi i dialogut është rruga e vetme drejt planeve të BE-së dhe SHBA-së. “Unë gjithashtu besoj se një konferencë ndërkombëtare duhet të mbahet në Uashington, ku Amerika do të luante një rol vendimtar”, vë në dukje Seholi.

4 faqe dhe 3 versione të dokumentit

Dokumenti katërfaqësh në të cilin SHBA-ja dhe BE-ja kanë të gjitha shpresat në zgjidhjen e nyjës së Kosovës, propozimi franko-gjerman , iu prezantua aktorëve kryesorë të dialogut Beograd-Prishtinë në fillim të shtatorit. Kopja zyrtare e atij plani nuk është publikuar deri më tani dhe jozyrtarisht kanë rrjedhur tre versione të këtij propozimi.

Share This Article