Gjekmarkaj: Mesazhi i deputetit socialist për diktatorin ishte provokativ

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme në komisionin e Edukimit, po zhvillohet mbledhja ku po diskutohet veprimi i kryer nga deputeti socialist, Bujar Çela në datën 28 nëntor ku e uroi festën me një foto të diktatorit Enver Hoxha të cilën e postoi në grupin e komisionit të ligjeve në “WhatsApp”.

Ky veprim ka ngjallur shumë reagime nga ana e PD dhe sot, deputeti Agron Gjekmarkaj e ka quajtur rastin si provokim për të cilin duhet të reagojnë edhe deputetët e tjerë socialist.

Ndërsa deputeti socialist, Petro Koçi tha se PS ishte distancuar nga periudha e diktaturës në krye të së cilës ka qenë Enver Hoxha.

Debati në Komisionin e Edukimit:

Agron Gjekmarkaj: Këto ditë ka pasur disa ngjarje, provokative duhet të them unë. Duhet të mbajmë një qëndrim, deputeti ka provokuar pas 30 vitesh, duke kujtuar Enver Hoxhës në ditën e çlirimit. Shpresoj që deputetët socialistë të kenë një qëndrim publik për këtë.

Petro Koçi: Lidhur me mesazhin në Whatssap, mendoj se PS është e distancuar nga periudha e diktaturës, periudhë e vetëdeklaruar si e tillë. Kuptohet që në krye të kësaj ka qënë Hoxha.

Share This Article