Gjendet 2-vjeçari i humbur nga Malisheva (VIDEO)

albnews
By
2 Min Read

Mediat kanë publikuar foto të Tianit , gjithashtu edhe videon nga momenti kur e kanë gjetur.

 Ditën e sotme fshati Tërpezë në Malishevë të Kosovës ka përjetuar një ngjarje të rëndë, teksa një 2-vjeçar ishte humbur një ditë më parë .

Të gjithë banorët e fshatit kanë dalë duke e kërkuar vogëlushin Tian Krasniqi, i cili u gjet shëndoshë e mirë në një pyll pranë shtëpisë së tij. Mediat kosovare kanë publikuar foto të Tianit , gjithashtu edhe videon nga momenti kur e kanë gjetur.

Në video shihet që dhjetëra banorë janë mbledhur për ta kërkuar vogëlushin, ndërsa ky i fundit dëgjohet duket qarë  me të madhe  në video ndërsa e ëma e mban në duar.

Lajmi është bërë me dije nga biznesmeni dhe politikani, Behgjet Pacolli, i cili shkruan në rrjetet sociale, se është Astrit Kryeziu, heroi që gjeti Tianin 2-vjeçar në pyll.

Momenti kur heroi i sotëm, Astrit Kryeziu, gjeti Tianin e vogël në pyll. Askush nuk duhet të gjykojë prindërit. Kjo mund ti ndodhë secilit!”- ka shkruar Pacolli.

https://www.instagram.com/p/CEMIdeKlVqV/?utm_source=ig_web_copy_link

Ndërsa Florand Krasniqi, njëri prej të afërmve të familjes që ndihmuan në kërkimin e fëmijës përmes një postimi në Facebook tregoi momentin kur ia dëgjuan zërin të voglit teksa e këronin e tha se ai Tiani thërriste “mami mami.”

Share This Article