Gjendet njëra nga dy kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar në Indonezi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ekip i kërkimit në Indonezi e ka gjetur njërën nga dy kutitë e zeza të aeroplanit që u rrëzua të shtunën me 62 persona në bord.

Ende nuk është e qartë nëse kutia e gjetur është regjistruesi i zërit në kabinën e pilotëve apo regjistruesi i të dhënave të fluturimit, shkruan CNN.

Kjo kuti u gjet nga një ekip i forcave detare të shtetit me shumë ishuj. Gjetja u bë të martën në mbrëmje sipas kohës lokale.

Zhytësit e forcave detare gjetën mbetje të aeroplanit të rrëzuar të dielën. Një ekip madje ka gjetur edhe mbetje njerëzore afër vendit ku besohet se është rrëzuar aeroplani.

Aeroplani i rrëzuar u nis të shtunën nga aeroporti i Xhakartës dhe destinacion kishte një ishull indonezian. Ai u zhduk nga radarët vetëm katër minuta pas ngritjes në qiell.

Share This Article