Gjermani/ Makina merr përpara një grup demonstruesish në Mynih, 20 të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mynih-Një makinë përplasi sot një grup demonstruesish në Mynih sot duke lënë të plagosur 20 persona, ku dy mes tyre janë në gjendje të rëndë.

Ngjarja raportohet se ndodhi rreth orës 10:30 të paradites.

Sipas Bild, policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij incidenti. Gazeta gjithashtu nënvizon se shoferi i makinës Mini Cooper është arrestuar.

“Policia ndaloi shoferin dhe nuk e konsideroi atë një kërcënim të mëtejshëm”, shkroi policia e vendit në një postim në X.

“Pashë që një burrë ishte shtrirë poshtë makinës”, tha dëshmitari okular për programin gjerman BR24.

“Pastaj u përpoqa të hap derën, por ajo ishte e mbyllur.”

Share This Article