Arsenal ka kontaktuar ish-trajnerin e Inter-it, Antonio Conte.
Ky është lajmi i bujshëm i dhënë nga gazetari italian Tancredi Palmeri.
Topçinjtë e kanë nisur shumë keq sezonin 2021/22 dhe skuadra e Arteta-s ndodhet aktualisht në vendin e fundit pasi nuk ka arritur të marrë asnjë pikë në tri ndeshjet e para të Premier League.
Conte është aktualisht pa skuadër pasi u largua nga Inter këtë verë.
Trajneri Italian ndihmoi Inter-in të fitojë titullin e parë pas dhjetë vitesh dhe i dha fund dominimit të Juventus-it në Itali.