E ftuar në RTV Ora, ekspertja e komunikimit Edlira Gjoni u shpreh se kreu i qeverisë shqiptare ka qenë shumë i shqetësuar për krizën në Bjellorusi dhe çuditesh pse nuk e shqetëson gjendja në Kosovë.
“Kreu i qeverisë shqiptare ka qenë shumë i shqetësuar për krizën në Bjellorusi dhe çuditesh pse nuk e shqetëson gjendja në Kosovë. Duket se Rama nuk e sistemon dot Kosovën në ato gurët e shahut që ka përpara.
Çdo kryeministër duhet të ketë përparësi Kosovën, por kryeministri ynë ka ambiciet e veta personale dhe dua të besoj që nuk ka agjendë antishqiptare”, tha ajo.