Gjyqi në Hagë, Prokuroria kërkon 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burgim për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Prokuroria Speciale ka kërkuar dënime për të dhjetë akuzat dhe dhënien e një dënimi të vetëm prej 45 vitesh bazuar në kontributet individuale në krimet (për të cilat akuzohen në aktakuzë) e kryera nga secili: Hashim THAÇI, Kadri VESELI, Rexhep SELIMI dhe Jakup KRASNIQI”.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është drejt fundit. Vetëm pak procedura kanë mbetur deri te vendimi i trupit gjykues të Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Hagë, për akuzat ndaj tyre për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat, shkruian A2.

Ata akuzohen për veprat penale që përbëjnë krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje.

Krimet pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.

Share This Article