Gjyqi Partizani në GJKKO, Edi Rama do të thirret si dëshmitar në gjyq

albnews
By
1 Min Read

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është shprehur mbi provat shkresore që do të jenë objekt shqyrtimi në procesin gjyqësor të njohur si çështja “Partizani”, si edhe mbi listën e dëshmitarëve që do të pyeten gjatë gjykimit.

GJKKO ka pranuar kërkesën e disa prej të pandehurve që në cilësinë e dëshmitarit të thirret edhe kryeministri Edi Rama. Sipas vendimit, Rama do të dëshmojë në cilësinë e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, në lidhje me rrethanat e çështjes.

Share This Article