Zjarri tek ‘Arlis’, shpallet në kërkim ndërtuesi Armand Lilo, pranga administratorit të pallatit dhe menaxheres së marketit

albnews
By
1 Min Read

Një ditë pas zjarrit që shkrumboi një nga pallatet e kompleksit ‘Arlis’, është shpallur në kërkim ndërtuesi Armand Lilo.

Policia ka arrestuar administratorin e pallatit dhe menaxheren e marketit në afërsi të të cilit dyshohet se ndodhi zjarri.

Pritet të bëhet edhe verifikimi për të pasur një bilanc të plotë të dëmeve që shkaktoi zjarri masiv. Nga informacionet paraprake, 30 apartamente janë djegur plotësisht, ndërsa të tjera dyshohet se kanë pësuar dëme të lehta.

Share This Article