Mbi 100 persona përmenden në dosjen e prokurorisë amerikane për trafikim seksual që lidhen më rastin e biznesmenit Jeffrey Epstein, mes tyre edhe princi britanik, Andrew.
Princi Andrew është ndër figurat e profilit të lartë të përmendur në dosjet e sapo publikuara të gjykatës amerikane, ku akuzohet për abuzim dhe trafikim seksual që lidhet me rastin e shumëpërfolur të Jeffrey Epstein.
Dokumentet ligjore përfshijnë një pretendim të raportuar më parë për ngacmim nga Princi Andreë, të cilin ai e ka mohuar.
Johanna Sjoberg dhe Virginia Giuffre janë dy paditëse që pretendojnë se Duka i Jorkut i ka ngacmuar seksualisht duke i prekur fizikisht, teksa po shkrepnin një foto të ulur në divan në apartamentin e Epstein, ngjarje e ndodhur në vitin 2001 në Manhatan.
Në vitin 2022, mbretëresha britanike i pagoi miliona zonjës Giuffre për të zgjidhur çështjen që pretendohej se kishte ndodhur kur kjo e fundit ishte 17 vjece.
Nga më shumë se 100 personat e përmendur, disa akuzohen për keqbërje, ndërsa të tjerët në dosjet e gjykatës mendohen si dëshmitarë të mundshëm.
Ish-presidentët e SHBA-së, Bill Clinton dhe Donald Trump përmenden gjithashtu, megjithëse asnjëri nuk akuzohet për paligjshmëri.
Financieri Jeffrey Epstein u arrestua fillimisht në Florida, në vitin 2005 pasi u akuzua se kishte paguar një vajzë 14-vjeçare për marrdhënie seksuale, më pas shumë vajza të tjera ngritën akuzat e tyre për vepra të ngjashme.
Epstein vdiq në burg në vitin 2019 duke pritur akuzat federale për trafikim seksual, ndërsa vdekja u gjykua si një vrasje nga ekzaminuesi mjekësor i Nju Jorkut.
Teksa në burg po vuajnë dënimin disa persona, bashkëpunëtorë të afërt me të, në ditët në vijim pritet të publikohen më shumë dokumente për rastin.