Pirlo e paralajmëron Interin: Juventusi do të luftojë deri në frymën e fundit

 194 total views,  1 views today

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, e ka paralajmëruar Interin se skuadra e tij do të luftojë deri në fund për titull në Serie A, pas fitores bindëse 3:0 kundër Crotones të hënën.

Cristiano Ronaldo i shënoi dy gola me kokë para se Weston McKennie ta vuloste fitoren e bardhezinjve në Allianz Stadium.

Pirlo tha pas ndeshjes së djelmoshat e tij e nisën takimin paksa të nevrikosur por u ndihmuan nga golat e portugezit para pushimit mes pjesëve.

“Ne e nisëm ndeshjen paksa të nevrikosur, mbase sepse disfata e fundit ka kishte nervozuar. Por pastaj golat na ndihmuan dhe na dhanë qetësi në mendje”, tha Pirlo.

Juventusi ngel tetë pikë prapa Interit, edhe pse e ka zhvilluar një ndeshje më pak se rivali i tij, por Pirlo vazhdon të besojë se bardhezinjtë mund ta fitojnë titullin e 10-të radhazi në Serie A.

“Interi ka shumë kundërshtarë mbrapa në tabelë dhe ne jemi njëri prej tyre dhe do të luftojmë deri në fund”, shtoi ai. 

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •