Plot 68 organizata kanë shkruar një letër të hapur për të kërkuar zgjidhjen e problemeve të grave naftëtare. Sot gratë naftëtare janë në ditën e 13-të të grevës së urisë por ende nuk kanë zgjidhje.
Letra e hapur
Drejtuar
Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
Znj. Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës
Znj. Anila Denaj, Ministre e Financës dhe Ekonomisë
Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Për dijeni:
Znj. Fiona McCluney, UN Resident Coordinator në Shqipëri
Znj. Zhulieta Harasani, Koordinatore Kombëtare, Zyra e Organizatës Ndërkombëtare të Punës
“Të merren masat e nevojshme për zgjidhjen e kërkesave të punonjësve të Rafinerisë së Naftës në Ballsh”
Prej disa ditësh shoqëria shqiptare po ndjek grevën e burrave dhe grave në Ballsh, të cilët kërkojnë të marrin pagat e papaguara nga kompania ku punonin, të fituara me djersën e ballit dhe të njohura me vendim gjyqësor nga organet e drejtësisë.
Duke ndjekur me shqetësim grevën e e tyre dhe duke u njohur me kërkesat e grevistëve, si aktiviste të shoqërisë civile dhe mbrojtëse të të drejtave të grave, sjellim në vëmendje të institucioneve përgjegjëse si vijon se:
Dinjiteti i lindur i të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë (Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut);
Shqipëria aderon në të gjitha Konventat Ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ka ratifikuar konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës ILO, në mënyrë të veçantë, Konventën 81, “Për inspektimin e punës”;
Organet e Shtetit shqiptar kanë detyrë të marrin masa të përshtatshme për ta mbrojtur të drejtën për punë dhe të drejtën për të siguruar mjetet e jetesës përmes punës, sikurse vendos “Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore”;
Shteti Shqiptar siguron të drejta të barabarta për burrat dhe gratë në fushën e Punës, sikurse është sanksionuar në “Konventën për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave” të ratifikuar nga Shqipëria në vitin 1993,
Bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë në kuadrin e të Drejtave dhe Lirive Ekonomike e Sociale, si dhe në të gjitha aktet Ndërkombëtare si më sipër,
Bazuar në legjislacionin e punës, i cili kërkon respektimin e të drejtave të punëmarrësve nga punëdhënësit, ndër të tjera të drejtën që Punëdhënësi t’i paguajë rregullisht pagën punëmarrësit,
Bazuar në legjislacionin për inspektimin e punës, i cili parashikon se Inspektorati Shtetëror i Punës duhet të sigurojë zbatimin e dispozitave ligjore për kushtet e punës dhe për mbrojtjen e punëmarrësve në ushtrimin e profesionit të tyre, për kohëzgjatjen e punës, pagat, etj.,
Kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme nga Shteti Shqiptar, për zgjidhjen e kërkesave të grave dhe burrave naftëtarë të Rafinerisë në Ballsh.
Kërkesat e paraqitura ngrenë dy çështje themelore:
- Çështjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe veçanërisht të drejtat e punëtorëve, që duhet të garantohen e mbrohen nga shteti shqiptar, të drejta të cilat në Ballsh janë shkelur rëndë.
- Çështjen e mbrojtjes së të drejtave social-ekonomike të punonjësve të cilat shkelen nga persona juridikë privatë që veprojnë në territorin e Shqipërisë. Edhe në këto raste Shteti Shqiptar ka përgjegjësi për garantimin e këtyre të drejtave dhe mbrojtjen e punonjësve nga abuzimet, pavarësisht se kanë ardhur nga persona privatë. Problemi i marrjes së pagave nga naftëtarët është çështje që zgjidhet me fuqinë e shtetit, i cili duhet të garantojë se të drejtat në punë të shtetasve të tij janë respektuar nga punëmarrësit privatë.
E gjithë ngjarja në Ballsh tregon për shkelje të vazhdueshme të të drejtave të punëtorëve në mënyrë të veçantë, shkeljen e së drejtës për të pagë e shpërblim për punën e kryer, shkeljen e parimit të sigurisë juridike, duke mos u njohur punonjësve të drejtat e fituara, duke mos u garantuar një punë dhe duke mos i lejuar të rifillojnë punë në Rafineri, punonjësit grevistë.
Për sa më sipër, i kërkojmë Qeverise Shqiptare:
• Të respektojë dhe të mbrojë të punësuarit e Rafinerisë së Ballshit, duke dëgjuar pretendimet e tyre;
• Të kryejë sa më parë mbledhjen me forcë të detyrimeve financiare nga personi juridik përgjegjës për shkeljet dhe të detyrojë atë të kryejë shpërblimet e duhura në favor të naftëtarëve;
• Të garantojë mjetet për jetesë për secilën familje, e cila ka mbetur pa të ardhura dhe pa punë për shkaqe të pavarura nga vullneti i tyre, duke ofruar mbështetje me ndihma financiare të menjëhershme deri në rifillimin e një pune të denjë për ta.
Dialogu social dhe zgjidhja e shpejtë duhet të ofrohet menjëherë nga Qeveria. Gjendja shëndetësore e grevisteve po rëndohet dhe duhet të konsiderohet se situata e pandemisë së krijuar nga COVID-19 vë në rrezik serioz shëndetin e grevisteve.
Në pritje të zgjidhjes së shpejtë dhe pa hezitim që gratë në grevë të kthehen pranë familjeve të tyre.
- Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” Gender Alliance for Development Center (GADC)
- Qendra per Nisma Ligjore Qytetare/ Center for Legal Civic Initiatives
- Rrjeti i Fuqizimit të Grave Shqiptare
- Linja e Keshillimit per Gra dhe Vajza
- Aleanca Lgbt
- Refleksione
- WPS Albania Gratë në Shërbim Publik
- “Qendra Komunitare “Sot Per Te Ardhmen”
- Qendra Psiko-Sociale “Vatra”
- Qendra Burimor Mjedisit Shqiperi
- Partneret Shqiperi per Ndryshim dhe Zhvillim
- Rinia për Integrim, Aktivizim dhe Sensibilizim
- Gruaja tek Gruaja Shkodër
- Shoqata Gender Paqe e Siguri
- @Qendra “Agritra-Vizion”
16.Rrjeti per Demokraci i Grave WDN Albania – Women’s Democracy Network Albania - Qendra per Progres Rinor Kukes
- Qendra Levizja Rinore per Demokraci Puke
- Qendra e Zhvillimit te Shoqerise Civile, Durres
- Qendra “Epoka e Re” Fier
- Komiteti Shqiptar i Helsinkit
- Ne dobi te shtresave ne nevoje dhe personave me aftesi te kufizuara, Elbasan
- IRCA ROMANIPE
- Qendra për të Drejtat e Gruas Rome
- Intelektualet e rinj, Shprese (IRSH)
- GO2_Organizate per Planifikim te Qendrueshem Urban
- YWCA
- Qendra per Zhvillim dhe Promovim Social – CPSD
- New Impact Association
30.CRCA/ECPAT - Ambasada PINK
- Grupi Shqiptar i te Drejtave te Njeriut
- Fondacioni MUZEU I GRAVE
- Qendra për të Drejtat në Punë, CLR.AL
- Streheza per gra dhe vajza
- Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth Center
- Forumi Civil Selenicë
- IPSED – Institute for the Promotion of Social and Economic Development
- Rromano Kham
- @Shoqata e Gruas Jona, Sarande
- Qendra Gruaja Komuniteti Mjedisi, Roskovec
- @Qendra e Gruas “Hapa te lehte”, Shkoder
- Resurset ne zhvillim-RID
- Qendra
Traditë-Art-Libra - Shoqata Projekte Vullnetare Nderkombetare (PVN Albania)
- Gruaja në Integrim, Shkodër
- Rromani Baxt Albania
- YMCA – Shkoder
- Agjencia e Zhvillimit Ekonomik te Qendrueshem (SEDA )
- Down Sindrome Albania Foundation
- Dea
- Qendra për Zhvillim, Bashkëpunim dhe Integrim
- Qendra per Zhvillimin e Grave Rurale
- Te ndryshem por te barabarte
- Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve
- Qendra Mjedisore per Zhvillim Edukim dhe Rrjetezim (Qendra EDEN/ EDEN Center)
- Shoqata “Në Dobi Të Gruas Shqiptare”
- Shoqata per Integrimin e Zonave Informale SHIZI – AIIA, Kamez
- MEDPAK, Librazhd
- Qendra Shqiptare per Popullsine dhe Zhvillim
- Shoqata Gender, Paqe e Siguri
- Mary Ward Loreto
- Shoqata Disutni Albania
- Tjeter Vizion
- The Door
- National Centre for Community Services