Gruevski për kryetarin e Shkupit: Unë do të notoj disi, ti shijo fundosjen

albnews
By
1 Min Read

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, tani azilant i Hungarisë, Nikolla Gruevski, është rishfaqur sonte në Facebook.

Këtë herë ai  shkroi për kryetarin e Komunës së Shkupit, Petre Shilegov, i cili para disa publikoi një shkrim  drejtuar Gruevskit.

“Unë do të ‘notoj’ disi, ndërsa ti ‘shijoje’ vetë fundosjen tënde pas zhvatjes, vjedhjes dhe tradhtisë, së bashku me atë kryetarin plot ‘qumësht’…”, shkruan Gruevski.

Gruevski në profilin e tij në Facebook mes tjerash e akuzon Shilegovin për organizim të zhvatjes së bashku me personazhet Kiki dhe Friki në zyrën e Bokit./Alsat/

Share This Article