Guardiola thotë se UEFA veproi drejt që e anuloi shortin

albnews
By
1 Min Read

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se UEFA veproi drejt kur vendosi që ta përsërit shortin e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

UEFA bëri të ditur se për shkak të gabimeve teknike ka marrë vendim për ta anuluar shortin që e tërhoqi në mesditë.

“Mendoj se është korrekte nga ana e UEFA-s që e përsëriti shortin. Ishte një gabim, të cilin po e korrigjon dhe këto janë gjëra që ndodhin”, ka thënë Guardiola. “Nëse ka ndonjë gabim, atëherë gjërat duhet të përsëriten në mënyrë që mos të ketë hapësirë për dyshime”.

Share This Article