Herzog: Dhunë që nuk e kemi parë më parë, trupa të gjetur me shenja torture

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Në një konferencë për gazetarët e huaj në rezidencën presidenciale në Jerusalem, Presidenti izraelit, Isaac Herzog, tha se ata ‘nuk e kishin parë ndonjëherë këtë dhunë’ të ushtruar nga Hamasi kundër izraelitëve në sulmin e nisur të shtunën. 

Trupat e civilëve të vrarë nga militantët e Hamasit tregojnë “shenja torture”, shtoi presidenti izraelit. 

Herzog tha se një familje prej pesë anëtarësh ishin gjetur të lidhur së bashku, të përqafuar me njëri-tjetrin, të qëlluar dhe djegur. 

“Pyes veten se çfarë u lutën para se të pushkatoheshin të gjithë bashkë. Familja përbëhej nga nëna, babai dhe fëmijët. Njerëz të tjerë u gjetën të vrarë në anë të rrugës në kanale”, tha Herzog.

Share This Article