Heshtje zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Maqedoninë e Veriut në mesnatë ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas fushatës 20 ditëshe.

Këto janë zgjedhjet e para që zhvillohen në kohë pandemie të koronavirusit, dhe jo si zakonisht në ditën e diel. Mbi 1.8 milionë votues do të japin votën e tyre për 15 koalicione dhe parti politike që garojnë për 120 ulëse të Kuvendit republikan.

Nga sot (e hënë) do të ketë tre ditë votime. Në ditën e parë do të votojnë të prekurit nga koronavirusi, që janë në karantinë dhe vetizolim. Në ditën e dytë më 14 korrik, do të votojnë 3.138 persona me sëmundje tjera dhe të burgosurit.

Ndërsa në ditën e tretë më 15 korrik do të zhvillohen votimet e përgjithshme, ku qytetarët do të dalin në votime me maska mbrojtëse, duke mbajtur distancë nëpër vendvotimet që do të jenë të hapura nga ora 07:00 – 21:00.

Partitë politike garuese gjatë fushatës janë fokusuar në pademinë dhe zgjidhjen e pasojave të saj, por edhe për probleme të tjera të fushave të ndryshme.

Share This Article