Humbja e SuperBowl shkakton kaos në Filadelfia

albnews
By
1 Min Read

Kaosi ka shpërthyer në Filadelfia, pasi skuadra e këtij qyteti, Philadelphia Eagles, humbi në finalen e madhe të SuperBowl.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me rezultatin 38-35 për Kansas City Chiefs, tifozët e zhgënjyer u dyndën në City Hall dhe u përplasën me forcat e rendit.

Dhjetëra të arrestuar pati pas shkatërrimeve që shkaktuan këta tifozë nëpër rrugë, të cilët godisnin me shishe dhe vezë efektivët e ndërhyrjes së shpejtë SWAT.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Share This Article