Hungaria ratifikoi anëtarësimin e Suedisë në NATO, Hasani: Do të forcohet siguria e rajonit dhe gjithë Aleancës  

albnews
By
1 Min Read

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka mirëpritur vendimin e Hungarisë për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Hasani shkruan se anëtarësimi i Suedisë do të forcojë sigurinë e rajonit tonë dhe të gjithë Aleancës

“Shqipëria mirëpret anëtarësimin e Suedia në NATO,  pas përfundimit të proceseve të ratifikimit në të gjitha vendet aleate. Anëtarësimi i Suedisë do të forcojë sigurinë e rajonit tonë dhe të gjithë Aleancës”, shkruan Hasani në platformën X.

Share This Article