Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë në fuqi plotësisht Pakti i ri për Azilin dhe Migracionin, një reformë e gjerë që synon të ndryshojë mënyrën se si menaxhohen flukset migratore, procedurat e azilit dhe kthimi i personave që nuk përfitojnë mbrojtje ndërkombëtare.Një nga elementët më të diskutuar të reformës është krijimi i të ashtuquajturave “qendra kthimi” në vende të treta jashtë Bashkimit Evropian, ku mund të dërgohen migrantët dhe azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve janë refuzuar përfundimisht.
Sipas raportit të progresit të publikuar nga Komisioni Evropian në fillim të majit, shumica e shteteve anëtare kanë bërë hapa të rëndësishëm në zbatimin e Paktit. Vendet po përshtatin legjislacionin e tyre, po vendosin procedura të reja kontrolli në kufij dhe po krijojnë mekanizma monitorimi për garantimin e të drejtave themelore.


