Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë mund ta rinovojë kontratën me italianët
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, mund ta rinovojë kontratën me skuadrën e Napolit, ka raportuar “Corriere dello Sport”.
Mbrojtësi shqiptar me Napolin ka kontratë deri në verën e vitit 2021, por mundësia për vazhdimin e kontratës është hapur sërish nga të dyja palët.
26-vjeçari te Napoli u transferua në qershor të vitit 2015, derisa këtë edicion ka treguar paraqitje të mira.
Në të gjitha garat ai ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me dy asistime në 24 paraqitje.