I ndaluan djalin, Vuçiç: E përgëzoj Kurtin për guximin, por djali im është më trim se ai

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas lajmit se djali i tij, Danilo është ndaluar nga policia e Kosovës.

Mediat kosovare raportuan se djali i presidentit mbante një bluzë me mbishkrimin “Dorëzimi nuk është opsion”.

Ndërsa mediat serbe shkruajnë se Vuçiç ka deklaruar se makina e djalit të tij është ndalur tre herë ndërkohë që ai po shkonte në Graçanicë, në festën e Vidovdan.

“Unë e përgëzoj Kurtin për guximin e tij. Nuk është aq trim në shoqërinë time, por le të vazhdojë. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Kurti. Ka ecur në mes të Prishtinës me një bluzë “Dorëzimi është nuk është opsion” dhe shkoi në liturgji në Graçanicë, për t’u falur”, mësohet se ka thënë ai.

Share This Article