Incidenti: Tre ushtarë rusë kalojnë kufirin në Estoni, Talin thërret të ngarkuarin me punë për shpjegime

Share

Tre ushtarë me uniforma të ushtrisë ruse raportohet se kaluan kufirin rus në Estoni, një shtet anëtar i NATO-s.

Gazeta gjermane Bild raportoi për këtë, duke publikuar gjithashtu këtë video dhe duke cituar Ministrinë e Jashtme në Talin.

Ministria e Jashtme e Estonisë thirri menjëherë të ngarkuarin me punë rus për shpjegime.

Ngjarja u raportua nga disa gazeta, përfshirë dhe nga Anton Gerashenko, këshilltar dhe ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme në Ukrainë. 

Ushtarët thuhet se qëndruan në tokën estoneze për rreth njëzet minuta dhe më pas u kthyen prapa.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit