Anglia siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës pas një fitoreje dramatike 3-2 ndaj Meksikës në stadiumin “Azteca”, edhe pse luajti për pjesën më të madhe të ndeshjes me një futbollist më pak.
Skuadra e Thomas Tuchel mbeti me 10 lojtarë pasi Jarell Quansah u ndëshkua me karton të kuq, por “Tre Luanët” arritën të rezistonin dhe të siguronin një fitore të madhe.Pas ndeshjes, kapiteni Harry Kane pranoi se ishte një nga sfidat më të vështira të ekipit në këtë turne.
“Ishte një ndeshje e çmendur. Duhej të luftonim dhe duhej të gjenim një mënyrë”.
“Sapo kam kënduar me tifozët, ndaj nuk mund të flas shumë. Rasti, skuadra, gjithçka ishte kundër nesh, por ne gjetëm një mënyrë”, deklaroi Kane.Sulmuesi anglez komentoi edhe penalltinë e akorduar për Meksikën pas ndërhyrjes së Jude Bellingham, duke pranuar se gjyqtari mori shumë vendime kundër Anglisë.
“Mendova se e preka topin i pari. Ishte një nga ato ditë. Gjyqtari dha shumë vendime kundër nesh. Në fund nuk pati rëndësi, prandaj jam i lumtur”.
Me këtë fitore, Anglia siguroi një vend në çerekfinale, ku do të vazhdojë garën për trofeun e Kupës së Botës dhe do të përballet me Norvegjinë./


