Sulm rus me raketa balistike ndaj Kievit / 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Share

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 46 të tjerë janë plagosur, nga një sulm i ri rus ndaj Kievit në orët e para të mëngjesit, ndërsa autoritetet ukrainase kishin shpallur alarm për lëshimin e raketave balistike.Sipas kreut të administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkaçenko, sulmi shkaktoi vdekjen e të paktën 11 personave. Ai njoftoi përmes Telegramit se Rusia kishte lëshuar raketa balistike drejt kryeqytetit ukrainas.

Gazetarët në Kiev raportuan se pas alarmit u dëgjuan të paktën dhjetë shpërthime, ndërsa më pas pasuan edhe të tjera. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Kliçko, konfirmoi se mbrojtja ajrore u aktivizua për të zmbrapsur sulmin.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit