Spanja përballë Portugalisë: De la Fuente beson te mbrojtësit e tij

Share

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, ka deklaruar se ka besim të plotë te mbrojtësit e tij përpara përballjes me Portugalinë në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës, duke theksuar se ata janë të gatshëm të ndalin Cristiano Ronaldon.

Portugalia do të përballet me Spanjën sot në një nga sfidat më të forta të fazës eliminatore, ndërsa Ronaldo hyn në këtë takim me tre gola të shënuar në turne.

Megjithatë, De la Fuente beson se Pau Cubarsi dhe Aymeric Laporte kanë cilësitë e nevojshme për të përballuar sulmuesin portugez.

“Nuk mund të relaksohesh kurrë përballë Cristianos”.Tekniku spanjoll vlerësoi veçanërisht Cubarsin, duke theksuar se pjekuria dhe qetësia e tij në lojë plotësojnë në mënyrë perfekte përvojën e Laportes.

Spanja ende nuk ka pësuar asnjë gol në këtë Kupë Bote dhe do të synojë ta ruajë këtë rekord edhe në përballjen ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit