Indi, 8 luanë dalin pozitivë në test me koronavirus

 2,311 total views,  1 views today

Tetë luanë në një kopsht zoologjik të Indisë kanë dalë pozitiv në testin për Covid-19. Besohet që ky është rasti i parë që kafshët e tilla preken nga koronavirusi në Indi.

Zyrtarët e Parkut Zoologjik “Nehru” vendosën që t’i testojnë luanët aziatikë për Covid-19, pasi veterinerët që punojnë në këtë kopsht vërejtën se kafshët kishin simptoma të virusit, përfshirë humbjen e apetitit dhe kollitjen.

Qendra për Biologji Qelizore dhe Molekulare e informoi parkun se testet PCR të tetë luanëve kanë dalë pozitive më 29 prill, shkruan Daily Mail.

Katër luanë dhe katër luanesha, nga 12 sa janë gjithsej në këtë kopsht zoologjik, dolën pozitivë në testin për koronavirus, sipas faqes “Times of India”.

Për shkak të shtimit të rasteve të koronavirusit në Indi, parku i mbylli dyert për vizitorë dy ditë më parë. Ndonëse besohet se këta janë luanët e parë që u prekën nga virusi, edhe kopshtet tjera zoologjike kanë raportuar për raste të rralla të kafshëve të infektuara.

Në dhjetor, katër luanë në kopshtin zoologjik të Barcelonës dolën pozitivë në testin për koronavirus.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •