• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 24, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Industria e basteve po lulëzon në Evropë: Si t’i mbroni njerëzit nga varësia prej lojërave të fatit?

Industria e basteve po lulëzon në Evropë: Si t’i mbroni njerëzit nga varësia prej lojërave të fatit?

by albnews
8 June, 2023
in Bota, Sports
0
6
VIEWS

Një numër në rritje i evropianëve vuajnë nga varësia ndaj lojërave të fatit, një problem që pritet të rritet në të gjithë kontinentin pasi fitimet e industrisë pritet të lulëzojnë në vitet e ardhshme.

Për Chris, ditëlindja e tij e 18-të ishte më shumë se një moment historik që shënon kalimin midis fëmijërisë dhe moshës madhore.

Ishte dita që kishte pritur prej vitesh, dita kur ai do të konsiderohej më në fund se ka të drejt, ligjërisht të vë baste në vendlindje, Mbretërinë e Bashkuar.

“Gjithmonë e dija se bixhozi do të ishte diçka që do ta bëja sapo të mbushja 18 vjeç”, tha Chris për Euronews. “Kjo ishte gjëja që e kam pritur me shumë entuziazëm sepse jam rritur në një mjedis të tillë futbolli”.

Chris e dinte se dëshironte të vinte bast në ndeshje futbolli. Kur erdhi ditëlindja e tij, brenda pak ditësh ai u regjistrua në të gjitha faqet e disponueshme të lojërave të fatit, duke përfituar nga të gjitha ofertat në dispozicion për fillestarët, transmeton Telegrafi.

“Për fillim, isha shumë i përgjegjshëm dhe kisha kontroll. Ishin vetëm shuma të vogla parash, ndoshta pasditen e së shtunës, pikërisht kur filloi futbolli. Pastaj shumë shpejt, kjo filloi të dalë jashtë kontrollit”, tha Chris.

Ai filloi të vendoste më shumë baste, ku ka përdorur karta kreditit për të gjitha llojet e sporteve – duke përfshirë garat me kuaj, për të cilat më parë nuk kishte shfaqur interesim.

“Unë në thelb luaja kumar çdo sekondë të çdo dite”, deklaroi ai. “Unë kalova shumë shpejt nga bastvënës shumë i përgjegjshëm dhe nën kontroll, në të qenit absolutisht i pamëshirshëm. Shumë shpejt më pushtoi gjithë jetën”.

Situata u bë aq e keqe sa që brenda pak orësh nga marrja e pagës së tij, Chris do t’i vendoste të gjitha në baste. Ai u izolua gjithnjë e më shumë nga familja dhe miqtë ndërsa filloi të mendonte për vetëvrasjen.

Një problem në rritje

Rasti i Chris nuk është një rast i izoluar në Mbretërinë e Bashkuar, apo Evropë, ku varësia nga kumari është një çështje në rritje.

Në Mbretërinë e Bashkuar, 53 për qind e njerëzve të moshës mbi 16 vjeç vlerësohet se kanë vendosur një bast vitin e kaluar, sipas Komisionit të Lojërave të Fatit. Rreth 430 mijë britanikë konsiderohen të varur nga lojërat e fatit dhe 1.85 milion janë në rrezik të bëhen të varur.

Anketa më e fundit në Gjermani thotë se rreth 1.3 milion individë kanë një çrregullim të lojërave të fatit dhe 3.25 milionë të tjerë tregojnë një lloj modeli të rrezikshëm të lojërave të fatit. Vende të tjera, si Suedia, kanë raportuar një rritje të numrit të grave që janë të varura nga lojërat e fatit.

Një numër në rritje i evropianëve vuajnë nga varësia ndaj lojërave të fatit. Sipas të dhënave nga EGBA, midis 0.3 për qind dhe 6.4 për qind e të rriturve në Evropë vuajnë nga gjendja e kumargjinve agresiv, megjithëse mbledhja e të dhënave të sakta vështirësohet nga metoda dhe mjete të ndryshme të hulumtimit.

Është e vështirë të marrësh shifra për numrin e evropianëve që mund të konsiderohen të varur nga lojërat e fatit. Varësia ndaj lojërave të fatit është një fushë e nën-hulumtuar dhe ka mungesë të studimeve krahasuese në vende të ndryshme evropiane, gjë që e bën më të vështirë vlerësimin e madhësisë aktuale të problemit.

Ekspertët presin që problemi të përkeqësohet pasi industria e basteve pritet të lulëzojë në vitet e ardhshme.

Industria evropiane e basteve sportive aktualisht vlen rreth 44.5 milionë dollarë (41.5 milionë euro). Parashikuesit prisnin që vlera të arrinte 89.9 milionë dollarë (83.9 milionë euro) deri në vitin 2030, siç raportohet nga Data Bridge Market Research. Kjo rritje pritet të udhëhiqet jo nga dyqanet modeste të basteve sportive të shpërndara në të gjithë kontinentin, të cilat janë vetëm maja e ajsbergut të industrisë së basteve, por nga lojërat e fatit në internet.

Kjo është një zonë gri, nga këndvështrimi ligjor, në të gjithë Bashkimin Evropian. Nuk ka një kornizë specifike të BE-së për lojërat e fatit për sektorin specifik, gjë që i lë shtetet anëtare të vendosin se si do të funksionojnë lojërat e fatit në internet “për sa kohë që ato respektojnë liritë themelore të përcaktuara në Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian”.

Malta, e cila e para u morr me këtë problem, tani është një nga liderët në botë në këtë sektor, me industrinë që tani luan një rol kyç në ekonominë e vendit – dhe jetën e njerëzve të saj. Një raport i vitit 2017 zbuloi se 56 për qind e popullsisë së Maltës – e barabartë me rreth gjysmë milioni njerëz – të moshës mbi 18 vjeç shpenzuan para në njëfarë forme për lojërat e fatit në vitin 2015.

“Bixhozi në internet sigurisht që do të vazhdojë të fitojë popullaritet gjatë viteve të ardhshme”, tha për Euronews, Dr Tobias Hayer nga Universiteti i Bremenit, Gjermani.

“Kjo do të thotë një rritje masive në stimujt e lojërave të fatit dhe gjithashtu rreziqet e varësisë. Për shkak të karakteristikave të ngjarjeve të lojërave të fatit në internet, si disponueshmëria e përhershme 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, mungesa e kontrollit social, frekuencat e shpejta të ngjarjeve dhe transaksionet e pagesave pa para, këto oferta shkojnë paralelisht me një potencial të lartë rreziku”, tha ai.

“Një diskutim i rëndësishëm që duhet të kemi në këtë kontekst është: Kush është përgjegjës për lojërat e përgjegjshme të fatit? Cilat janë detyrat e ofruesve, çfarë duhet të bëjnë autoritetet shtetërore dhe çfarë mund t’u lihet forcave të tregut?”, Dr. Steffen Otterbach dhe Andrea Wohr nga Qendra Kërkimore e Lojërave të Fatit, Universiteti i Hohenheim, Gjermani, tha për Euronews.

Si t’i mbroni njerëzit nga varësia ndaj lojërave të fatit?

Në rastin e Chris-it, prindërit përfundimisht kuptuan se kishte shumë borxhe dhe që atëherë, ai ka nisur rrugën drejt shërimit nga varësia ndaj lojërave të fatit.

Chris, tani 25 dhe 5 muaj pa lojëra të fatit, është bërë një avokat për rritjen e ndërgjegjësimit për varësinë ndaj basteve, duke ndarë përvojën në TikTok dhe përmes faqes së tij të internetit NoBet.

Shërimi i tij nuk ka qenë i lehtë.

“U përpoqa maksimumin, por kur shikoja televizorin, çdo herë shihja një reklamë televizive [për lojërat e fatit]. Ecja në rrugë, shihja  të basteve në rrugë. Kam parë video në YouTube dhe 9 herë nga 10 do të kishte një reklamë kazinoje. E njëjta gjë në mediat sociale, janë kudo. U ndjeva shumë i bllokuar”, tha ai.

Fushata agresive për të promovuar bastet sportive në internet dhe në rrugët e qyteteve tona sjell dëme të vërteta, tha Chris. “Unë mendoj se mënyra se si reklamojnë kompanitë është thjesht e pështirë dhe e gabuar”, tha ai për Euronews. “Në këto , ka një pjesë të vogël në fund që do të thoshte ‘merr kohë për të menduar’, por nuk mjafton. Bast-vënia është jashtëzakonisht shkatërrues”.

Në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave të vitit 2021, nga 250 deri në 650 vetëvrasje në vit vlerësohen të jenë të lidhura me lojërat e fatit.

Chris mendon se industria e lojërave të fatit duhet të detyrohet të paralajmërojë klientët për rreziqet e varësisë ndaj saj sikurse industria e duhanit që paralajmëron për rreziqet – kanceri i mushkërive shkaktohet nga pirja e duhanit.

Belgjika ka shkuar edhe më tej, duke njoftuar në muajin mars se do të ndalojë t e lojërave të fatit në mediat sociale, televizione dhe stadiumet sportive.

Hayer mendon se i takon qeverive kombëtare të vendosin ndalime të ngjashme, sepse kompanitë e lojërave të fatit nuk do ta bënin kurrë këtë me vullnetin e tyre. “Mbrojtja efektive e lojtarëve kushton para nga këndvështrimi i ofruesit dhe vështirë se ndonjë kompani private që ndjek modelin e biznesit të maksimizimit të të ardhurave është e gatshme të pranojë humbje të tilla të ardhurash”, tha ai.

Por, rregullimi i industrisë së lojërave të fatit është një proces ende në zhvillim në shumë vende, të cilat po i qasen çështjes ndryshe në mungesë të një kuadri të përbashkët.

“Ne shohim përpjekje të mëdha për të trajtuar varësinë nga kumari në vendet individuale evropiane, por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë”, thanë Otterbach dhe Wohr. Ajo që do të ishte e dobishme, besojnë të dy, do të ishte të kishim më shumë studime krahasuese rreth mënyrës sesi po trajtohet problemi në të gjithë Evropën.

“Një pikë kyçe fillestare për minimizimin e këtyre kostove janë masat parandaluese të zbatuara në mënyrë strukturore, si kufizime të rëndësishme në , duke përfshirë marketingun e mediave sociale, kufizime në mundësitë e lojërave të fatit, duke përfshirë kufijtë e detyrueshëm të aksioneve ose humbjeve dhe një autoritet mbikëqyrës funksional”, tha Hayer.

“Në të njëjtën kohë, ka nevojë për financim më të mirë të sistemit të ndihmës, aktivitete parandaluese dhe kërkime të pavarura. Për ta përmbledhur: Kompanitë individuale nuk duhet të lejohen të përfitojnë nga lojërat e fatit në kurriz të shoqërisë”, pohoi ai.

A duhet të ndërhyjë BE-ja?

Nëse Bashkimi Evropian duhet të ketë një rol në rregullimin e industrisë së lojërave të fatit për të gjitha vendet anëtare, është diçka për të cilën ekspertët nuk janë të sigurt.

“Kjo është një pyetje shumë e mirë, pasi ka të bëjë me fushën e tensionit midis legjislacionit kombëtar dhe atij të BE-së”, thanë Otterbach dhe Wohr. “Për një laik në çështjet ligjore, mund të duket e preferueshme që të ketë një rregullore të unifikuar për të gjitha vendet e BE-së. Sidoqoftë, është e dyshimtë nëse ‘një palë veshje i përshtaten të gjithëve’ – në fund të fundit, një rregullore e përbashkët sfidon mënyrën se si organizohen çështjet në vendet individuale”.

“Një kuadër ligjor në mbarë BE-në sigurisht që do të ishte i mirëpritur në thelb, por jo një skenar shumë realist”, tha Hayer.

“Vendet e ndryshme kanë të drejtë të rregullojnë tregun e tyre kombëtar të lojërave të fatit sipas interesave dhe shqetësimeve të tyre. Dhe Malta vepron krejtësisht ndryshe nga Gjermania apo Norvegjia, për shembull”, vazhdoi ai.

“Sugjerimi im do të ishte krijimi i një lloj institucioni si ombudspersoni pan-evropian për çështjet e lojërave të fatit. Parimi drejtues i këtij institucioni do të ishte gjithmonë forcimi i mbrojtjes së të rinjve dhe lojtarëve të fatit si dhe shmangia e rreziqeve të varësisë ndaj lojërave të fatit”, përfundoi Hayer.  

Previous Post

Çmendet moti në Maqedoninë e Veriut, përmbytet qyteti

Next Post

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

albnews

albnews

Related Posts

Goditje ndaj krimit kibernetik: Operacioni global shkatërron rrjetin e infektimit me viruse
Bota

Goditje ndaj krimit kibernetik: Operacioni global shkatërron rrjetin e infektimit me viruse

23 May, 2025
“Çfarë ishte ajo zhurmë?”/ Momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’, BBC zbulon videon tronditëse
Bota

“Çfarë ishte ajo zhurmë?”/ Momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’, BBC zbulon videon tronditëse

23 May, 2025
Vatikani si neutral apo problematik? Debati për bisedimet me Ukrainën, ministri i Jashtëm rus: Nuk është zgjedhje e mirë për…
Bota

Vatikani si neutral apo problematik? Debati për bisedimet me Ukrainën, ministri i Jashtëm rus: Nuk është zgjedhje e mirë për…

23 May, 2025
Next Post
Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
‘Tani në lojë është futur Gesi dhe jo Spiro’, përgjimet mes trafikantëve! Vizita e Ervis Detit në Itali

‘Tani në lojë është futur Gesi dhe jo Spiro’, përgjimet mes trafikantëve! Vizita e Ervis Detit në Itali

23 May, 2025
Berisha kërkon zgjedhje të parakohshme: Të krijohet qeveri teknike!

Berisha kërkon zgjedhje të parakohshme: Të krijohet qeveri teknike!

23 May, 2025
Brad Pitt fotografohet me një model të ri flokësh – fansat vazhdojnë të mendojnë se është aktori më i pashëm i të gjitha kohërave

Brad Pitt fotografohet me një model të ri flokësh – fansat vazhdojnë të mendojnë se është aktori më i pashëm i të gjitha kohërave

23 May, 2025
Kallas nuk bind dot ligjvënësit në Kosovë/ Dështon mbledhja e parlamentit për herë të 20, nuk ka dakordësi për të zgjedhur kryeparlamentarin

Kallas nuk bind dot ligjvënësit në Kosovë/ Dështon mbledhja e parlamentit për herë të 20, nuk ka dakordësi për të zgjedhur kryeparlamentarin

23 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4733 shares
    Share 1893 Tweet 1183
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2403 shares
    Share 961 Tweet 601
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1873 shares
    Share 749 Tweet 468
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1813 shares
    Share 725 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1697 shares
    Share 679 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM