• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, August 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Investigimi/ Financimet e fshehta të PS nga ndërtuesit e kullave të Tiranës!

Investigimi/ Financimet e fshehta të PS nga ndërtuesit e kullave të Tiranës!

by albnews
24 January, 2025
in Albania
0
24
VIEWS

Nga Besar Likmeta

Në një pasdite të ftohtë janari, Aldo* – një emigrant shqiptar 37-vjeçar me banim në veri të Italisë po shfletonte Instagramin. Mes fotove të skuadrës së tij të zemrës, “AC Milan” dhe postimeve të familjarëve dhe miqve nga Shqipëria, një reklamë i tërhoqi vëmendjen. E shkruar në shqip, me gjuhë të thjeshtë dhe tone emocionale, reklama ishte një thirrje për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit si ai: “Platforma juaj për lidhjen me Shqipërinë! Ekipi ynë është këtu për të ndihmuar shqiptarët e diasporës të kontribuojnë dhe të qëndrojnë të lidhur me vendlindjen.”

Reklama lidhej me një faqe në Facebook që ofronte ndihmë praktike për shqiptarët e diasporës që dëshirojnë të regjistrohen për të votuar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ajo i ftonte emigrantët të plotësojnë një formular, duke kërkuar detaje personale si emrin e plotë, adresën e emailit, numrin e telefonit dhe qytetin ku ishin të regjistruar në Shqipëri. Mesazhi përfundonte me një shënim patriotik: “Mbështetja juaj për një Shqipëri më të mirë fillon këtu!”

Fillimisht, Aldo thotë se reklama iu duk e padëmshme – një përpjekje për të angazhuar diasporën në zgjedhje. Por kërkesa për të ndarë të dhënat personale e bëri të dyshonte. Reklama nuk e specifikonte saktësisht se kush e ofronte ndihmën, ndërsa lidhja të çonte në një faqe Facebook-u të quajtur “Diaspora Fier”, për të cilën ai nuk kishte dëgjuar më parë. Faqja nuk kishte postime dhe as informacion se kush e kishte krijuar dhe se kush qëndronte pas saj.

“Postimi kërkonte të vendoste një kontakt me emigrantët për të orientuar votën,” tha Aldo, në një intervistë përmes aplikacionit Zoom. “Nuk kishte transparencë dhe kërkesa për të dhënat personale përbën shkelje të GDPR-së,” shtoi ai, duke iu referuar direktivës së BE-së për mbrojtjen e të dhënave personale.

Reklama e ‘Diaspora Fier’ është pjesë e një fushate të gjerë marketingu elektoral online që ka në qendër të saj votuesit shqiptarë të diasporës. Sipas të dhënave të Meta – kompania mëmë e platformës Facebook dhe Instagram – qindra mijëra përdorues me banim në Itali janë shënjestruar që nga fillimi i janarit me reklama të ngjashme nga të paktën pesë faqe në Facebook dhe Instagram, duke i ofruar asistencë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Të dhënat e mbledhura nga BIRN tregojnë se pas kësaj fushate qëndrojnë të paktën dy kompani marketingu, ‘Cambria Marketing Srl’ dhe ‘1001 Solutions‘ si dhe një portal lajmesh – të cilat kanë lidhje të shumëfishta me biznesmenin Ylli Ujka, organizator i një tubimi të madh për Partinë Socialiste në Busto Arsizio, në provincën e Varezes, më 24 maj 2024.

Pas tubimit, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe u transmetua live nga platforma qeveritare ERTV në Facebook, një nga kompanitë e Ujkës mori një leje për ndërtimin e dy kullave dhe një hoteli shumëkatësh në qendër të Tiranës.

Fushata e reklamave në Facebook lidhet me një përpjekje më të madhe elektorale të Partisë Socialiste të titulluar si “Turi i Diasporës” – i udhëhequr nga Ministri i Shtetit Taulant Balla dhe kryeministri Edi Rama, për të ndikuar votën e emigrantëve shqiptarë. Kjo përfshin dhjetëra takime elektorale në Itali, Greqi, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, me pjesëmarrës artistë, muzikantë dhe futbollistë shqiptarë të Kombëtares.

Kodi Zgjedhor nuk i rregullon drejtpërdrejt reklamat politike në rrjete sociale, shpenzimet në fushata zgjedhore nga palët e treta – siç shfaqet biznesmeni Ujka dhe as shpenzimet apo dhuratat në natyrë ndaj partive politike që jepen jashtë periudhës 30-ditore të fushatës zgjedhore.

Megjithatë, këto reklama, si dhe takimet politike në diasporë, ngrenë shqetësime mbi transparencën e financimeve të garës zgjedhore, burimin e parave të përdorura, si dhe përfitimet e mundshme të financuesve nga fondet dhe vendimet e qeverisë.

Të kontaktuar nga BIRN, Cambria Marketing dhe 1001 Solutions refuzuan të hidhnin dritë mbi financuesit e fushatës së reklamave. Biznesmeni Ylli Ujka nuk ishte i arritshëm për koment. Partia Socialiste nuk iu përgjigj një kërkesë për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Ndërkohë, zyra e kryeministrit Edi Rama deklaroi se marrja e lejes së ndërtimit nga kompania e Ujkës ishtë një e drejtë që nuk mund të mohohet.

“Leja e zhvillimit të pronës është një e drejtë, jo një favor,” tha Rama, nëpërmjet një zëdhënëse. “Ndaj, insinuata të tilla janë për të ardhur keq”, shtoi ai.

Fushata në Facebook

Fushata e reklamë për diasporën shqiptare në Itali

Sipas Censit Kombëtar të Popullsisë dhe Banesave të vitit 2023 dhe regjistrit civil, së paku 2.2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit. Një pjesë e shqiptarëve që banojnë jashtë vendit dhe kanë mbushur moshën 18 vjeç, do të kenë mundësi për herë të parë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë balancat elektorale në vend.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, (KQZ), deri më datë 23 janar ka pasur mbi 60 mijë kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë, nga të cilat 34.1% vijnë nga Italia.

Nëpërmjet kërkimeve në librarinë e reklamave të Meta, BIRN arriti të identifikonte pesë faqe Facebook-u dhe Instagrami, që nëpërmjet reklamave kanë shënjestruar pjestarë të diasporës shqiptare në Itali, duke u ofruar asistencë për t’u regjistruar si votues jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ose duke bërë reklama për të promovuar dy eventet kryesore të “Turit të Diasporës” së Partisë Socialiste në Itali.

Deri më 19 janar 2025, kjo fushatë reklamash kishte arritur më shumë se 1.1 milion njerëz në aplikacionet Instagram, Facebook dhe Messenger, nëpërmjet 51 reklamave, nga të cilat vetëm 37 ishin identifikuar si reklama për çështje politike ose sociale.

Shumica e reklamave, ose 37 prej totalit, janë bërë nga faqja e Facebook-ut e titulluar ‘Comunità Albanese in Italia’, dhe sipas të dhënave të Meta, janë amplifikuar nga agjencia italiane e marketingut ‘Cambria Marketing Srl’. Faqja ‘Comunità Albanese in Italia’ është themeluar më 13 maj 2024.

Qëllimi kryesor i saj ka qenë promovimi i një takimi elektoral të madh të kryeministrit Edi Rama në pallatin e Sportit të Busto Arsizios më 16 maj 2024, ku të ftuar për të performuar ishin gjithashtu këngëtarët Alban Skënderaj, Elvana Gjata, Noizy, Artiola Toska dhe Anxhela Peristeri. Reklama të ngjashme janë bërë edhe për një takim të ministrit të Shtetit, Taulant Balla, në pallatin e Kongreseve në Firence më 20 dhjetor, edhe ky pjesë e “Turit të Diasporës.”

Pas hapjes së regjistrimit të votuesve nga jashtë në fillim të janarit, kjo faqe ka lëshuar një blic me reklama duke ofruar ndihmë për regjistrim votuesve nga diaspora dhe duke mbledhur njëkohësisht të dhëna personale të tyre. Reklamat e amplifikuara nga ‘Cambria Marketing Srl’ kanë shënjestruar në veçanti votues të diasporës që kishin origjinë nga tre qarqe në Shqipëri: Tirana, Lezha dhe Fieri.

“Lezha ka nevojë për ty: vota jote mund të bëjë diferencën. Voto nga Italia,” shkruan një nga reklamat e ‘Comunità Albanese in Italia,’ ku teksti mbivendoset mbi flamurin shqiptar, me shqiponjën e zezë dykrenore të vendosur mbi një sfond të kuq.

Reklama i premton emigrantëve ndihmë falas për t’u regjistruar nëpërmjet telefonit, por ndërkohë i kërkon të dërgojnë informacion se sa persona votojnë në familje, cili është vendi i origjinës, emrin, email-in dhe numrin e telefonit.

Postimet e sponsorizuara në Facebook dhe Instagram nga PS
Postimet e sponsorizuara në Facebook dhe Instagram nga PS
Postimet e sponsorizuara në Facebook dhe Instagram nga PS

I pyetur nga BIRN nëpërmjet telefonit, Massimiliano Cambria – drejtues i ‘Cambria Marketing’ – tha se nuk e kishte të lejuar ta zbulonte burimin që paguante për këto reklama në Facebook.

Një fushatë e ngjashme është bërë edhe nga dy faqe të tjera, të regjistruara më 7 janar 2025, ‘Diaspora Fier’ dhe ‘Diaspora Lezhë’, të cilat ofrojnë gjithashtu ndihmë që emigrantët të regjistrohen në zgjedhje, por u kërkojnë ngjashëm të dhënat personale.

“Ekipi ynë është këtu për të ndihmuar shqiptarët e diasporës të kontribuojnë dhe të qëndrojnë të lidhur me vendlindjen,” shkruan një nga reklamat në Facebook, duke u kërkuar shqiptarëve me banim jashtë vendit emrin, mbiemrin, vendin ku banojnë, numrin e telefonit dhe email-in.

“Ekipi ynë do t’ju kontaktojë së shpejti për të vazhduar me ndihmën që ju nevojitet. Jemi këtu për t’ju udhëhequr në çdo hap – sepse zëri juaj ka rëndësi për të ardhmen e Shqipërisë,” shton ajo.

Këto dy faqe kanë postuar 8 reklama në Facebook, Instagram dhe Messenger që nga fillimi i janarit 2025. Këto reklama janë amplifikuar nga një kompani marketingu në Tiranë e quajtur ‘1001 Solutions’ Shpk.

Ngjashëm me ‘Cambria Marketing’, drejtuesja e ‘1001 Solutions’ nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për transparencë mbi fushatën e reklamave.

BIRN arriti të identifikonte dhe dy llogari të tjera që kanë promovuar aktivitete politike: “@diaspora.shqiptare” në Instagram dhe një portal lajmesh i quajtur Radar.al, të cilat kanë promovuar një takim të ministrit të Shtetit, Taulant Balla, me diasporën në pallatin e kongreseve në Firence më 20 dhjetor 2024.

‘Turi i Diasporës’

Kur Edi Rama hyri në sallën e E-Work Arena të Busto Arsizios më 26 maj, shkallët dhe fusha e pallatit të sportit, ku zhvillohen ndeshje volejbolli, ishin të mbushura me emigrantë shqiptarë që valëvisnin flamurin kombëtar dhe atë italian tre-ngjyrësh.

Pas performancave nga këngëtare të njohura si Elvana Gjata, Artiola Toska dhe të tjerë, si dhe pas himnit të flamurit të të dy vendeve, kryeministri Rama hipi në skenë për të mbajtur një fjalim, mes brohoritjeve “Edi, Edi.”

“Shqipëria ka fituar besimin e botës dhe e meriton edhe besimin e çdo shqiptari si ju,” i tha Rama të pranishmëve, ndërsa në rreshtin e parë të sallës dallohej bashkëshortja e tij Linda Rama, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe ish-ministri i Mjedisit, Blendi Klosi.

Ngjitur me Ramën, Klosin dhe ministrat, ishte edhe biznesmeni Ylli Ujka.

Në një intervistë për VareseNews.it, dy ditë para eventit në Busto Arsizio, Ujka i tha medias italiane se ai ishte një mbështetës i kryeministrit Edi Rama.

“Përkrah qeverinë e tij dhe besoj se ky event në Busto Arsizio është shumë i rëndësishëm për komunitetin shqiptar, sepse synohet të ofrohet një moment për të kujtuar të kaluarën dhe në të njëjtën kohë për të parë drejt së ardhmes,” tha ai.

“Besoj se Rama përfaqëson në mënyrë të përkryer shpirtin shqiptar, një popull i vogël, por me zemër të madhe,” shtoi Ujka, duke theksuar se, “jam i sigurt që salla do të jetë plot.”

Ujka është një personazh pak i njohur në Shqipëri, por në zonën e Vareses në Itali ai drejton grupin industrial IDA, i cili prodhon materiale izoluese për industrinë e ndërtimit.

Në tre vitet e fundit, së bashku me ortakun e tij Çesk Ivanaj, ai ka investuar në 4 kompani shqiptare, ka prodhuar një film me aktorin hollivudian Danny Glover dhe ka financuar skuadrën e basketbollit “Besëlidhja” në qytetin e tij të lindjes, Lezhë.

Në Shqipëri, Ujka është bashkëaksioner i kompanive Sole Mio Group, Radar Media Group, X One dhe Growing Group.

Dy muaj pas tubimit të suksesshëm të diasporës të organizuar në Milano nga Ujka, më 31 korrik 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, miratoi një leje ndërtimi për kompaninë X One për objektin “Grand Park Skyline,” me vendndodhje në Rrugën Adem Jashari në Tiranë, në hyrje të Parkut të Liqenit Artificial.

Takimi me diasporën në Busto Arsizio, Vareze, Itali

Projekti përfshin tre objekte: dy rezidenca dhe një hotel, të larta respektivisht 51, 40 dhe 71 kate, me një sipërfaqe totale prej gati 150 mijë metra katrorë. Hoteli pritet të mbajë markën e luksit Philip Plein.

Përveçse organizator i eventit në Milano, Ujka ka edhe lidhje të dyfishta me fushatën e reklamave që shënjestron votuesin e diasporës dhe ka promovuar në media sociale “Turin e Diasporës” së Partisë Socialiste në Itali.

Kompania e tij IDA në Itali është kliente e “Cambria Marketing Srl”, ndërkohë që Radar Media është në bashkëpronësi të Ujkës dhe agjencisë së marketingut 1001 Solutions. Klientët kryesorë të kësaj të fundit janë kompanitë ku Ujka është aksioner.

Agjencia e marketingut 1001 Solutions ka organizuar edhe eventin e prezantimit të projektit Grand Park Skyline në Tiranë, si dhe fushatën e filmit të prodhuar nga Ujka me Danny Glover, të titulluar Prokurori.

Edhe Radar.al, ku Ujka është aksioner, ka bërë të paktën një reklamë për të promovuar takimin me diasporën të ministrit të Shtetit, Taulant Balla, më 20 dhjetor në Firence./Reporter.al

Previous Post

McGregor ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën: The Notorious bëhet pjesë e sportit më brutal në botë

Next Post

Ylli i Man Cityt iu ofrua Real Madridit, por ata i thanë ‘jo’ transferimit të tij

albnews

albnews

Related Posts

Ndryshime në procedurat e rinovimit të vizave amerikane, ambasada e SHBA jep detajet
Albania

Ndryshime në procedurat e rinovimit të vizave amerikane, ambasada e SHBA jep detajet

14 August, 2025
“Pa çati, pa bagëti, pa asgjë”/ Banorët e Gramshit kërkojnë ndihmë nga shteti pas zjarreve masive
Albania

“Pa çati, pa bagëti, pa asgjë”/ Banorët e Gramshit kërkojnë ndihmë nga shteti pas zjarreve masive

14 August, 2025
Plane vendore për energjinë dhe klimën/ Parashikohen detyrime të reja për bashkitë, politika për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike
Albania

Plane vendore për energjinë dhe klimën/ Parashikohen detyrime të reja për bashkitë, politika për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike

14 August, 2025
Next Post
Ylli i Man Cityt iu ofrua Real Madridit, por ata i thanë ‘jo’ transferimit të tij

Ylli i Man Cityt iu ofrua Real Madridit, por ata i thanë ‘jo’ transferimit të tij

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Ndryshime në procedurat e rinovimit të vizave amerikane, ambasada e SHBA jep detajet

Ndryshime në procedurat e rinovimit të vizave amerikane, ambasada e SHBA jep detajet

14 August, 2025
Lufta e Izraelit, Smotrich: 3,400 vendbanime të miratuara. Lamtumirë shtetësisë palestineze.

Lufta e Izraelit, Smotrich: 3,400 vendbanime të miratuara. Lamtumirë shtetësisë palestineze.

14 August, 2025
Trump thotë se Putin ‘dëshiron ta përfundojë’ në samitin e nesërm të Alaskës, ndërsa ai hedh idenë e takimit të dytë me Zelenskyy – Evropa drejtpërdrejt

Trump thotë se Putin ‘dëshiron ta përfundojë’ në samitin e nesërm të Alaskës, ndërsa ai hedh idenë e takimit të dytë me Zelenskyy – Evropa drejtpërdrejt

14 August, 2025
Zelenskyy diskutoi garancitë e sigurisë për Ukrainën me Starmer në takimin në nr. 10

Zelenskyy diskutoi garancitë e sigurisë për Ukrainën me Starmer në takimin në nr. 10

14 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5623 shares
    Share 2249 Tweet 1406
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2926 shares
    Share 1170 Tweet 732
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2783 shares
    Share 1113 Tweet 696
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2045 shares
    Share 818 Tweet 511
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1907 shares
    Share 763 Tweet 477
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM