Ish-lojtari i Kombëtares merr postin e rëndësishëm në klubin italian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ledian Memushaj do të nisë për herë të parë aventurën si trajner. Ish futbollisti i Kombëtares Shqiptare do të drejtojë të rinjtë e skuadrës së Peskarës.

Lajmin e konfirmoi vete presidenti i klubit,  Daniele Sebastiani, i cili më anë të një postimi, njoftoi marrëveshjen e bashkëpunimit me 35-vjeçarin.

Kujtojmë se me skuadrën e Peskarës, Memushaj ishte futbollisti i parë i huaj me më shumë paraqitje në skuadër si dhe mbajti për një kohë të gjatë shiritin e kapitenit.

Sezonin që lamë pas Memushaj u aktivizua në 27 ndeshje si futbollist me Peskarën ku shënoi 2 gola dhe dhuroi dy asiste.

Share This Article