PSG shkarkon trajnerin

albnews
By
1 Min Read

Paris Saint-Germain e ka shkarkuar trajnerin e vet gjerman, Thomas Tuchel, pas gati tri vjetëve në krye të skuadrës.

Shkarkimi i Tuchel vjen në ditën e Krishtlindjes dhe pavarësissht fitores së PSG-së 4:0 kundër Strasbourg në Ligue 1 të mërkurën.

PSG-ja është e treta në renditjen tabelore të Ligue 1, por vetëm një pikë prapa liderit Lyon.

Por Tuchel u mposht katër herë në 17 ndeshje në ligë këtë sezon.

Tuchel ia siguroi PSG-së dy tituj kampioni të Francës, një trofe të Kupës së Ligës dhe një herë Kupën e Francës.

Ai e arriti edhe finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, ku u mposht nga Bayern Munich.

Kandidatë për ta zëvendësuar atë janë Mauricio Pochettino dhe Max Allegri. 

Share This Article