Gjatë udhëtimit etnografik në Montreal në vitet 201902021 gjeta dhe vëzhgova gjuhë dhe dialekte të tjera. Midis tyre dialekti friulian, sicilian, napolitan, por edhe e folura e arbëreshëve nga Molise, Kalabria dhe Siçilia.
Në një kontekst më të madh kanadez, grupe të tjera u vëzhguan dhe u studiuan si Grecanico nga Kalabria (Vizmuller-Zocco, 2007) dhe sllovenia (Urbancic, 1991). Kjo nënvizon natyrën shumëgjuhëshe të komunitetit italian në Montreal, realitet i shumë komuniteteve italiane në botë. Mirëmbajtja dhe transmetimi i këtyre gjuhëve dhe dialekteve mbetet një temë e rëndësishme për kërkime.
Tereza është informatorja e parë e takuar gjatë punës në terren në vitin 2019 me origjinë arbëreshe. Ajo lindi në 1943 në Montecilfone (provinca e Campobasso, Molise). Në vitin 1955, ajo emigroi në Kanada me familjen e saj u bë mësuese e gjuhës (italisht, frëngjisht dhe anglisht) dhe jetoi brenda komunitetit, ku ajo gjithmonë ka qene shumë e dedikuar. Gjatë rregjistrimit të intervistës Tereza tha se: Fliste një dialek shqiptar.
Nga kjo fjali, marrëdhënia jonë ndryshoi dhe interesi im u përqendrua në këtë informacion të veccantë.
Për ta përmbledhur, Tereza më hapi derën e komunitetit të saj.
Falë rrëfimeve të saj mund të jetë e mundur të rindërtohet historia e një grupi të tërë të mbetur pas në kohë.
Tereza ende kujton tokën e saj dhe historitë për vendin e saj të origjinës. Ajo përmendi shtëpinë në fermën shqiptare që ndodhej në Montecilfone që nga viti 1454 dhe kujtoi solidaritetin dhe afërsinë e italo-shqiptarëve nga qytete të ndryshme të Italisë. Kureshtare për të kaluarën e saj dhe historinë e komunitetit të saj, ajo mblodhi libra për këtë temë (Di Lena, 1972; Pezzotta 1987). E apasionuar pas historisë dhe kulturës, të kaluarën. gjuhën dhe traditat e komunitetit të saj takimi me Terezën më bëri që të përjetoj një përvojë të vërtetë arbëreshe në Montreal.
Ajo rrëfeu se si komuniteti u vendos në qytet. “Pas Luftës së Dytë Botërore, nga viti 1952 e në vazhdim, familje të shumta që banonin në Montecilfone emigruan në Kanada, pikërisht në Montreal. Që nga ardhja e tyre, shumë prej këtyre familjeve iu desh të përballeshin me politikat e reja gjuhësore”. Tereza kujtoi se si “shumica e fëmijëve ndiqnin shkollat angleze dhe në të njëjtën kohë ndiqnin kurse të gjuhës italiane”, duke theksuar se si gjuha italiane u bë tashmë e rëndësishme për të ardhmen e komunitetit italian.
Siç u theksua më parë, përpjekja për të konverguar drejt një komuniteti të bashkuar italian ishte në procces. Gjuha italiane kishte fituar terren në Itali dhe brenda komuniteteve të ndryshme italiane në mbarë botën. Siç përsëriti ajo, sot gjuha italiane ka filluar të përhapet në shtëpi bashkë me gjuhët apo dialektet e tjera. Më parë, praktikat gjuhësore ishin më të ndryshme dhe roli i gjyshërve ishte shumë i rëndësishëm sikurse e thekson ajo më tej: “Në shtëpitë tona mbi të gjitha me gjyshërit flitej në dialektin shqiptar, italisht dhe anglisht”. Më tej italishtja dhe anglishtja morën rolin e gjuhëve kryesore në jetën e përditëshme, duke e shturë arbërishten drejt një praktike më asociative të lidhur vetëm me disa aktivitete kulturore.
Sipas Terezës dekada më e vështirë për komunitetin arbëresh në Montreal ishte ajo mes viteve 1970 dhe 1980. Në fakt, në këtë periudhë: “shumë familje ndryshuan lagje dhe takimi ishtë më i vështirë kështu që nuk mund të flisnim arbërisht shpesh. Kjo distancë nuk ndihmoi për të nxitur procesin e ruajtjes dhe transmetimit të gjuhës arbëreshe brez pas brezi. Nevoja për një institucion më të fortë u bë mundësia e vetme për mbijetesën e këtij realiteti.
Kjo ëndërr u bë realitet në vitin 1987 kur: «Një grup i vogël u mblodh për të diskutuar për organizmin e një mbledhjeje të mundshme të Montecilfonesi-ve», me qëllim që «të zgjidhte një komitet për të themeluar një shoqatë paesana (fshati, këtu me kuptimin një shoqatë me arbëresh që vinin nga i njëjti fshat, pra Montecilfone)»
Nisma u prit me shumë entuziazëm dhe një vit më vonë, në 1988, u themelua Shoqata Montecilfone e Quebec. Prej disa vitesh nga anëtarët e shoqatës organizonin shumë aktivitete, kryesisht për jetën fetare të grupit e cila ka qenë gjithmonë një shenjë shumë e rëndësishme identitare. Pjesëmarrësit shpesh takoheshin pas shërbimeve masive për të “shijuar pjatat dhe ëmbëlsirat tipike që gjyshërit tanë ngë Montecilfone, përgatisnin.
Këto ngjarje u transmetuan brez pas brezi, duke mbajtur të gjallë rrugëtimin e këtij komuniteti nga Italia në Kanada. Megjithatë, sot situata ka ndryshuar dhe “Aktualisht tradita vazhdon por numri i anëtarëve vazhdon të zvogëlohet”
Për sa i përket praktikave gjuhësore arbëreshe, sipas Terezës: « brezi i dytë flet ende arbëresh, por brezi i tretë nuk e praktikon pasi nuk janë kushtet e përshtatshme. Teresa thekson rëndësinë e italianitetit dhe integrimin në realitetin dygjuhësh të Montrealit: «Të rinjtë tanë janë të prirur të flasin më shumë anglisht, frëngjisht, dhe italisht.
Duket se identiteti italian po e kapërcen atë arbëresh, të paktën për sa i përket praktikave gjuhësore. Këtu është interesante të vërehet përdorimi i përemrit pronor ‘i nostri’ (jonë) duke folur për pasardhësit e brezit të ri me origjinë arbëreshe. Tereza nënvizoi edhe një herë se si procesi i konvergjencës në gjuhën italiane ka qenë i fuqishëm prej vitesh. Shoqata Montecilfone e Quebecut është ende gjallë edhe pse është dobësuar. Sipas saj aktualisht janë 22 anëtarë të regjistruar. Ata janë të gjithë të moshuar, nga 65 deri në 88 vjeç. Takimet zhvillohen në famullinë e Madonna del Carmelo. Folësit e brezit të ri arbëresh janë të moshës 40 deri në 50 vjeç dhe duket qartë se të rinjtë nuk marrin pjesë në aktivitetet e shoqatës.
Në të vërtetë angazhimi në komunitetin arbëresh mund të shihet si një pengesë për ta.
Duke përshkruar ‘ishullin’ arbëresh për mbrojtjen e tij
Tereza ishte vetëm 12 vjeç kur mbërriti në Montreal, në vitin 1955. Shkollën fillore e ndoqi në Itali dhe të mesmen në Kanada. Ajo ndoqi shkollën italiane në PICAI ku studioi italisht. Për disa vite ajo ishte mësuese e gjuhës italiane për pasardhësit e emigrantëve italian. Ajo ishte gjithashtu mësuese e anglishtes dhe frëngjishtes për të sapoardhurit nga Italia, për të lehtësuar integrimin e tyre në Montreal. Ajo u angazhua shumë me jetën sociale të komunitetit, duke ndihmuar njerëzit që kërkonin një punë, një vend për të studiuar dhe ndonjëherë duke i ndihmuar ata të komunikonin me familjen në Itali apo institucionet në Kanada, duke shkruar e lexuar letra.
Tereza është padyshim një shembull i bukur i një personi shumëgjuhësh, që përdor bagazhin e saj gjuhësor për profesionin e saj, por edhe e përkushtuar plotësisht ndajkomunitetit të saj. Megjithatë, arbërishtja e saj është reduktuar për shkak të komunikimit të saj të përditshme, në anglisht e italisht, si arbërishtja e folur dhe ajo e shkruar me gojë ashtu edhe me shkrim. Ajo konfirmoi se fliste një dialekt shqip, të cilin nuk mund ta ngatërrojë as me italishten, as me molisano, dialektin e saj rajonal. Ajo flet vetëm italisht me fëmijët e saj, 51 dhe 55 vjeç, sepse burri i saj ishte italian, siç shpjegoi ajo: « Fëmijët flasin edhe anglisht e frëngjisht, por nuk flasin arbëresh, sespe bashkëshorti im nuk fliste arbëresh».
Realiteti i saj është i ngjashëm me atë të familjeve të tjera me origjinë arbëreshe, ku vetëm njëri prind mund të fliste arbërisht. Gjuha më pas u braktis dhe u përdor vetëm në nivelin asociativ. Politikat familjare luajtën një rol kryesor për sa i përket transmetimit dhe praktikumit të gjuhës. Anglishtja, frëngjishtja dhe madje edhe italishtja duke u vendosur mbi përdorimin e gjuhës së tyre sipas përfaqësimeve të fuqisë, purizmit dhe prestigjit të gjuhëve.
Për më tepër, në nivel identiteti, duket qartë të shihet një ndjenjë e fortë italiane brenda grupit.
Pyetjeve të mia për jetën e saj në Montreal, ajo iu përgjigj me zë të lartë: « Jam krenare për origjinën time dhe kam qenë pjesë e shoqatave molisane për shumë vite».
Ajo duket se nënvizon identitetin e saj rajonal. Gjatë punës time në terren në komunitetin italian në Montreal vura re që shpesh kishte raste te shumë pasardhësve që tregonin një lloj përjetësimi të «kampanilismo» (parokializmit) nga Italia në Kanada (Luconi, 2007). Kjo lidhje e fortë me qytetet ose rajonet në Itali ndihmoi në krijimin e marrëdhënieve të forta midis shoqatave lokale në Montreal dhe këshillave rajonale në Itali. Realiteti arbëresh, megjithatë, duket se është i fshehur. Tereza ka theksuar disa herë se si është ambasadore e Italisë, për vendin, për gjuhën dhe për kulturën. Ajo përsërit: « Së bashku me bashkëshortin kemi qenë ambasadorë të italianità »
Si përfundim, edhe pse mikrobashkësia arbëreshe ekziston sot, folësit e gjuhës arbëreshe janë të vjetër në moshë dhe procesi i transmetimit të gjuhës duket i prerë.
Ngrita një pyetje kryesore: Se si mund të mbrohet ky realitet për të ruajtur historinë dhe të shkuarën e tij sot. Përgjegjësia jonë është të përshkruajmë komunitetin për ta shpëtuar atë. Ndoshta, ka realitete të tjera të ngjashme arbëreshe që ndodhen në provinca të tjera të Kanadasë ose në vende të tjera të Amerikës Veriore ose Jugore. Gjetja e këtij mikrokomuniteti ka qenë një rrugë alternative gjatë hulumtimit tonë. Situata bashkëkohore po e ndërlikon disi procesin e studimit, qëllimi ynë është mbledhja e të dhënave gojore për të përshkruar komunitetin. Kriza shëndetësore e shkaktuar nga COVID-19 ka reduktuar jetën shoqëruese dhe kontaktin mes anëtarëve të grupeve. Për të ardhmen, do të ishte interesante të vëzhgohej se si kanë evoluar praktikat gjuhësore dhe nëse arbërishtja flitet dhe ruhet ende në Montreal dhe në realitete të tjera të ngjashme. Vëzhgimi dhe analizimi i praktikave gjuhësore mund të mundësojë zbulimin e praktikave të tjera si kulinaria, fetare, traditat dhe zakonet që kanë udhëtuar në kohë falë këtyre komuniteteve. Ka ende shumë punë për të bërë dhe shpresa është që së shpejti të mund të kthehemi në Montreal për të kryer studime të tjera në terren në kushte më të mira.
Kontributi ynë bëri të mundur nxjerrjen në pah dy pikave themelore të këtij hulumtimi mbi komunitetin arbëresh të Montrealit. Së pari, është e rëndësishme të nënvizohen vështirësitë e hulumtimit të punës në terren gjatë pandemisë dhe së dyti, ky punim u propozon lexuesve një udhëtim zbulimi brenda këtij mikro-komuniteti të fshehur në Montreal. Synimi ynë kryesor është realizimi i këtij projekti dhe përshkrimi i jetës së ‘ishullit’ arbëresh në Montreal falë një etnografie të plotë, studimit të gjuhës dhe praktikave kulturore, duke vëzhguar në veçanti jetën shoqëruese të grupit. Kërkimet mund të shtrihen edhe drejt komuniteteve të tjera arbëreshe në kontekste fqinje, në Kanada, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose më tej në Amerikën e Jugut. Hulumtimi do të ishte thelbësor tani, sipas rrëfimeve të Terezës. Praktikat gjuhësore mund të zhduken me vdekjen e anëtarëve të moshuar të komunitetit. Nevoja për një etnografi reale in situ do të mundësonte një përshkrim më të thelluar të situatës dhe studim të kontekstit. Gjuha arbëreshe në këtë ‘ishull’ mund të jetonte momentet e saj të fundit, tashmë me vështirësi të dukshme dhe të dëgjueshme. Mund të vërehej edhe praktika e saj në kontakt me italishten, dialektet e tjera rajonale italiane dhe veçanërisht frëngjishten dhe anglishten, duke i dhënë më shumë rëndësi praktikave të përziera ose hibride. Në aspektin kulturor duket se ka një konvergjencë drejt italianizmit. Kjo jo vetëm në favor të gjuhës italiane, por edhe në sensin e komunitetit. Gjatë hulumtimit tonë të komunitetit arbëresh në Montreal, kuptuam se sa e vështirë është të gjesh këtë realitet të fshehur nën flamurin italian që shtrihet mbi grup, duke fshehur realitete shumë më komplekse dhe të vështira për t’u përshkruar (Scetti, 2021).
Nga Fabio Scetti
Titulli origjinal: An Arbëresh “Island” within thë italian cmunity of Monteral
Ky material u prezantua në konferencën: “Gjuhët e rrezikuara dhe Diaspora”