ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur 4 hours ago
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku” 4 hours ago
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por… 4 hours ago
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura 8 hours ago
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 8 hours ago
Next
Prev
Home UK

Ja cili është “çelësi” i suksesit të monarkisë britanike

albnews by albnews
3 October, 2020
in UK
0
Ja cili është “çelësi” i suksesit të monarkisë britanike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Gregorio Sorgi “Huffington Post”

* Cili është sekreti i monarkisë britanike? Dy konstitucionalistë të njohur nga think-tanku, “Constitution Unit”, Bob Moris dhe Robert Hazëll, kanë shpjeguar me një rigorozitet akademik suksesin e jashtëzakonshëm të një institucioni që shpesh nënvlerësohet, dhe trajtohet si një relike e feudalizmit.

RelatedPosts

3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje

Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje

‘Kërkoni falje!’, kritikohet lideri i Partisë së Gjelbër për ‘fyerje fyese’ ndaj Mbretit Charles

Teza e librit të tyre “Roli i monarkisë në demokracinë moderne: Krahasimi i monarkive evropiane”, shkaktoi shumë debate në Britaninë e Madhe. Sipas dy ekspertëve, Kurora Britanike është shumë më efikase se sa monarkitë e tjera evropiane:ajo kushton më pak, dhe është më produktive.

“Ajo ka një raport të shkëlqyer midis cilësisë dhe kostos”- shpjegojnë me një farë ironie dy akademikët. Sipas përllogaritjeve të tyre, shpenzimet vjetore të familjes mbretërore britanike janë vetëm 1.14 paund për çdo qytetar britanik.

Mbretërorët trajtohen si të famshëm, por jeta e tyre e përditshme është shumë më e zakonshme sesa thuhet. Dita e tyre tipike, ka të bëjë në përurimin e panaireve, ekspozitave dhe aktiviteteve bamirëse në cepat më të largëta të vendit.

“Monarkia nuk është një institucion kombëtar por lokal”-shpjegon Lordi Robert Xhenvrin, ish-sekretar privat i Mbretëreshës Elizabet, duke folur në prezantimin e librit:”Këto nisma lokale, të cilat rrallë raportohen në gazetat e mëdha kombëtare, janë aktiviteti kryesor i familjes mbretërore, e cila kontribuon në këtë mënyrë në jetën e vendit”.

Në vitin 2018, familja mbretërore mori pjesë në 3.793 nisma të të gjitha llojeve:nga vizitat jashtë vendit, në inaugurimin e festivaleve nëpër provinca. Asnjë monarki kontinentale nuk mund të krahasohet me atë të Britanisë së Madhe.

Gjashtë nga dhjetë mbretërorët evropianë, që morën pjesë në numrin më të madh të ngjarjeve i përkasin dinastisë Uindsor. Sipas dy autorëve të librit, sekreti është të kesh një familje të gjerë dhe relativisht të matur, që arrin të bëjë të ndjehet prania e saj në çdo pjesë të vendit, por pa shkaktuar ndonjë skandal.

“Në këtë mënyrë, familja mbretërore britanike, është në gjendje të vihet në kontakt me të gjithë përbërësit e shoqërisë, sidomos me ata që janë më të brishtë dhe të margjinalizuar”-thotë Bob Moris. Monarkia është një mjet i shkëlqyer i fuqisë së butë, synimi kryesor i së cilës është “përhapja e ndjenjave pozitive në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”.

Për Xhoni Dajmond, që ndjek aktivitetet e familjes mbretërore për BBC, ky institucion është “një Ministri e Lumturisë”, që megjithatë “merr një vëmendje të ekzagjeruar, në krahasim me çdo departament tjetër të shtetit”.

Libri është në një farë mënyre një kundër-histori e monarkisë britanike, e cila përbuzet nga kritikët për pasurinë e saj të pakufishme dhe të pamerituar. Megjithatë autorët e librit mendojnë ndryshe:mbretërorët nuk kanë zgjedhur të jetojnë në qendër të vëmendjes, ata nuk janë të privilegjuar por viktima.

“Shpesh ndodh që opinioni publik nuk di gjithçka mbi ato që nuk mund të bëjë familja mbretërore. Anëtarët e saj jetojnë në një lloj ‘kafazi të artë’. Ata nuk kanë të lirë dhe asnjë të drejtë për të pasur jetë private. Ata nuk mund të bëjnë shumë gjëra, që ne i marrim si të mirëqena”- thotë Dajmond.

Por sekreti i vërtetë i familjes Uindsor është fshehtësia e saj. Mbretëresha Elizabet, e cila në 67 vite në krye të fronit britanik, ka qëndruar gjithnjë larg lajmeve politike dhe skandaleve, vazhdon të gëzojë një nivel të lartë popullariteti.

Edhe nga kjo pikëpamje, monarkët e tjerë evropianë duhet të marrin shembull nga britanikët. Mbreti Huan Karlos i Spanjës, abdikoi nga froni në vitin 2014, pasi shkaktoi disa skandale që i prishën imazhin publik.

Henri i Luksemburgut u detyrua të hiqte dorë nga kompetencat e tij legjislative, pasi në vitin 2008 refuzoi të nënshkruajë një ligj që jetonte eutanazinë. “Monarkia mund të duket si antiteza e një institucioni demokratik – përfundojnë dy autorët – por mbijetesa e saj varet nga mbështetja e qytetarëve”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

26 December, 2025
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

26 December, 2025
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

26 December, 2025
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result