• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, July 6, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Janë rreth 30 të tilla/ Çfarë bëjnë komunat paralele serbe në Kosovë dhe si i konsideron Serbia

Janë rreth 30 të tilla/ Çfarë bëjnë komunat paralele serbe në Kosovë dhe si i konsideron Serbia

by albnews
8 February, 2024
in Kosova
0
35
VIEWS

Hyrja e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, nuk i shoi institucionet paralele serbe atje, por vetëm nxiti transferimin e tyre në objekte të tjera.

Në këto tri komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, institucionet e Kosovës dhe strukturat paralele të Serbisë funksiononin në të njëjtin objekt.

Madje, në disa raste, si në atë të Leposaviqit, i njëjti person shërbente si kryetar i dy institucioneve. Tani që Lulzim Hetemi është kryetar i Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq kryen punën e kryetarit të institucionit paralel serb prej një objekti tjetër.

Por, kjo formulë nuk vlen për të gjitha komunat.

Në sistemin e Kosovës, Mitrovica e Veriut dhe ajo e Jugut janë dy komuna të ndara, ndërsa sipas sistemit paralel serb, ekziston vetëm e ashtuquajtura komunë e Mitrovicës së Kosovës. Që të tria sot funksionojnë në objekte të ndryshme. Në disa rajone, kryesisht rurale, strukturat paralele funksionojnë nëpër shtëpi të marra me qira.

Çfarë janë strukturat paralele?

Ato janë institucione që funksionojnë në Kosovë që nga paslufta, me mbështetje financiare dhe me direktiva nga Qeveria e Serbisë, e cila nuk e njeh shtetësinë e Kosovës. Për Serbinë, ato janë “organe të përkohshme”. Për Kosovën janë struktura ilegale, në kundërshtim me Kushtetutën – prandaj ajo i ka mbyllur shtatë të tilla ditëve të fundit.

Që nga viti 1999 në Kosovë funksionojnë afër 30 komuna paralele. Koka e tyre është Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Teksa zgjedhjet për këto komuna paralele nuk janë mbajtur prej vitit 2012, kryetarët e tyre i emëron ekzekutivi në Serbi.

Në kuadër të komunave, kryesisht në veri të Kosovës, ekzistojnë edhe dhjetëra ndërmarrje publike, kopshte për fëmijë, shkolla fillore e të mesme, universitete publike, klube sportive, biblioteka, qendra kulturore e të tjera.

Çfarë shërbimesh ofrojnë?

Një pjesë e strukturave paralele i kanë ueb-faqet e tyre, ose llogaritë në rrjete sociale. Disa faqe janë aktive – e Leposaviqit, e Zubin Potokut dhe e Mitrovicës – disa jo. Në terren, komunat me shumicë serbe në veri janë shumë më të zgjeruara. Ato vendosin edhe për ndërtimin e objekteve banesore për personat e zhvendosur, për çiftet e sapomartuara dhe për personat me kushte jo të mira ekonomike, si dhe rindërtimin e rrugëve dhe renovimin apo ndërtimin e institucioneve arsimore e shëndetësore.

Këto komuna paralele kanë departamente për inspektim, për ekonomi dhe financa, dhe për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore. Ato i pajisin qytetarët në Kosovë me certifikata të lindjes e të vdekjes, me autorizime e me dokumente të ngjashme.

Cilat janë detyrat kryesore të tyre?

Të ofrojnë shërbime për qytetarët në Kosovë. Sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Serbia ka në Kosovë 31.831 persona të punësuar, 29.115 pensionistë dhe 31.586 shfrytëzues të ndihmës sociale, të cilët i paguan në dinarë serbë. Pagat në fushën e arsimit dhe atë të shëndetësisë kalojnë përmes Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Sipas një projektstatuti të hartuar nga Perëndimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, institucionet serbe të shëndetësisë dhe të arsimit – që janë paralele dhe jo të paligjshme – janë paraparë të regjistrohen si institucione private.

Pagat dhe angazhimi

Në institucionet paralele të arsimit dhe të shëndetësisë, punonjësit marrin paga dukshëm më të mëdha, sepse shteti serb ndan për ta një shumë shtesë, përveç pagës. Për shembull, infermierët mund të marrin pagë deri në 1.200 euro, kurse mjekët deri në 3.000 euro, ndërkaq punonjësit e arsimit nga 900 euro deri në 1.300 euro. Sipas sistemit të Kosovës, mjeku i përgjithshëm e ka pagën 777 euro, ndërsa mësimdhënësi në shkollën e mesme 609 euro.

Për dallim prej strukturave paralele në veri, në zonat që kanë pak serbë, në jug të Ibrit – shembull në Kaçanik e Suharekë – pjesa më e madhe e punëtorëve nuk dihet as se çfarë bëjnë. Ligji për Financat e Pushtetit Lokal në Kosovë e lejon dërgimin e ndihmave financiare nga Serbia. Shteti serb i ka ndarë 139 milionë euro për serbët në Kosovë për vitin 2024 – rreth 11 milionë më shumë sesa më 2023. Disa ekspertë kanë dilema për këto shuma, duke thënë se investimet e Serbisë në Kosovë kanë qenë jotransparente ndër vite. 

Previous Post

U paraqit në ambientet e SPAK, mjekut Edvin Prifti i komunikohen akuzat për korrupsion dhe pastrim parash

Next Post

Zbardhet pengmarrja dhe tentativa për torturë në Belgjikë, arrestohen dy shqiptarë. Brenda furgonit, policia zbuloi pajisje për…

albnews

albnews

Related Posts

​Kosova në bllokadë politike, institucione të reja apo zgjedhje të jashtëzakonshme?
Kosova

​Kosova në bllokadë politike, institucione të reja apo zgjedhje të jashtëzakonshme?

6 July, 2025
Alarm për bombë, evakuohen deputetët nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
Kosova

Alarm për bombë, evakuohen deputetët nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës

5 July, 2025
Kurti pret deputetë britanikë, merr mbështetje për Kosovën në integrimet euroatlantike
Kosova

Kurti pret deputetë britanikë, merr mbështetje për Kosovën në integrimet euroatlantike

5 July, 2025
Next Post
Zbardhet pengmarrja dhe tentativa për torturë në Belgjikë, arrestohen dy shqiptarë. Brenda furgonit, policia zbuloi pajisje për…

Zbardhet pengmarrja dhe tentativa për torturë në Belgjikë, arrestohen dy shqiptarë. Brenda furgonit, policia zbuloi pajisje për…

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Liverpool-i do t’ia paguajë rrogën familjes se Jota-s deri në vitin 2027

Liverpool-i do t’ia paguajë rrogën familjes se Jota-s deri në vitin 2027

5 July, 2025
Alarm i rremë zjarri në avionin e Ryanair, 18 të plagosur pas hedhjes nga daljet e emergjencës

Alarm i rremë zjarri në avionin e Ryanair, 18 të plagosur pas hedhjes nga daljet e emergjencës

5 July, 2025
Dua Lipa publikon një mini-dokumentar për koncertet madhështore në Wembley

Dua Lipa publikon një mini-dokumentar për koncertet madhështore në Wembley

5 July, 2025
Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25 miliardë eurove

Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25 miliardë eurove

5 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5078 shares
    Share 2031 Tweet 1270
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2546 shares
    Share 1018 Tweet 637
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1952 shares
    Share 781 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1861 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM