Anthony Joshua ka mirëpritur deklaratën e Tyson Furyt se do ta nokautojë në tri runde për t’u bërë kampion absolut i boksit në botë.
31-vjeçari Joshua fitoi të shtunën ndaj Kubret Pulev me nokaut në rundin e nëntë për të mbrojtur titujt e botës në IFO, WBO e WBA, ndërsa pas meçit u hap rruga për përballjen me Furyn, si kampion i WBC-së, për të gjetur një kampion absolut.
“E dua meçin e radhës. Mezi pres ta nokautoj”, kishte thënë Fury pas meçit të Joshuas, i cili më vonë është përgjigjur me “është mirë kjo që po dëgjoj”.
“Kjo është ajo që duam ta dëgjojmë. Ai është në rrugën e duhur”, ka thënë Joshua për BBC-në.
Kampioni i botës në boks, Anthony Joshua, ka shkëlqyer të shtunën në mbrëmje duke ruajtur titujt e tij në kategorinë e rëndë në IBF, WBO e WBA me një nokaut në rund të nëntë ndaj bullgarit Kubrat Pulev. Menjëherë, pas fitores Joshua ka komentuar meçin e shumëpritur, atë me Tyson Furyn, kampionin në WBC, në një garë për “kampionin absolut”.
31-vjeçari britanik e rrëzoi dy herë Pulevin në rund të tretë para se ta rrëzonte edhe dy herë në rund të nëntë për të triumfuar.
Kampioni që siguroi fitoren e 24-të nga 25 meçet pas triumfit pyeti audiencën se “Kush dëshiron ta shohë Anthony Joshuan të luftojë me Tyson Furyn më 2021”. Në këtë pyetje ai mori aprovimin e potë të 1000 shikuesve që ishin në Wembley.
32-vjeçari Fury, u kundërpërgjigj menjëherë.
“E dua këtë meç, e dua meç të ardhshëm, do ta nokautoj për tre runde”, ka shkruar ai në Twitter.
Promoteri i Joshuas, Eddie Hearn, ishte po ashtu pro meçit.
“Duke nisur nga nesër, do ta sigurojmë meçin me Tyson Furyn. Do të jetë meçi i vetëm ku kemi fokus. Është meçi më i madh në histori të boksit në Britani”, ka thënë ai.