Kamboxhia, 7 persona vdesin pasi pinë alkool dezinfektues

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtatë punëtorë kamboxhianë kanë vdekur pasi kishin pirë alkool, të cilëve iu dha si dezinfektues derisa ishin në karantinë, derisa e kishin përzier me ujë dhe pije joalkoolike, tha ministria e shëndetësisë e vendit.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, punëtorët ishin kthyer nga Tajlanda dhe ishin vendosur në një kamp karantine për coronavirus, në provincën veriperëndimore Banteay Meanchey.

Ministria e shëndetësisë tha të shtunën se 12 të tjerë ishin dërguar në spital pasi kishin pirë përzierjen të martën dhe të mërkurën. Ata ankoheshin për dhimbje koke, marramendje dhe vështirësi në frymëmarrje.

Ekspertët kanë mbledhur mostra dhe i kanë çuar në një laborator në Phnom Penh për analiza.

Share This Article