Sazan Guri, ka qenë në një takim me kryebashkiakun Rakip Suli sa i përket rastit të përplasjeve mes banorëve të Laknasit dhe punëtorëve të firmës që duan të ndërtojnë thertoren, ndërsa thotë se kur ka qenë duke u kthyer, nipërit e administratorit të thertores, i kanë nxjerrë armën dhe ja kanë tundur në xhamin e makinës.
Sipas pretendimeve të ambientalistit Sazan Gurit, të rinjtë janë larguar me shpejtësi në korsinë tjetër të rrugës. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbëritur edhe forca policie për të marrë dëshminë e Sazan Gurit dhe të të rinjve që kanë qenë dëshmitarë në momentin kur ndodhi ngjarja.
Ambientalisti Sazan Guri:
Jam kërcënuar me armë, një makinë Toyota e kuqe ku disa të rinj kanë nxjerrë armën dhe ma kanë tundur në xhamin e makinës. Familjarët e mi po ta marrin vesh ata këtë gjë do jenë të prekur. Zoti më ndihmon që të jem i fortë, kështu që nuk më kërcënojnë dot, nuk i kam frikë. Por ata duhet t’i vënë gishtin kokës që unë jam thjesht një ndëmjetës.
Janë nipërit e Bledar Dacit që është administrator i kësaj kompanie. Më kanë hedhur edhe në gjyq, po si mund të hidhet një avokat në gjyq?
Madje që dje më ka kërcënuar një person me mjekër, i gjatë i fuqishëm, se thoshte ai Sazan Guri Sazan Guri.